Aktori i famshëm rrëfen për sëmundjen e rrallë, nga e cila nuk mund të shihte, të dëgjonte e as të ecte

9 Gusht 2022, 17:38Lifestyle TEMA

Aktori i famshëm rrëfen për sëmundjen e rrallë, nga e

Ashton Kutcher ka rrëfyer se një sëmundje autoimune nga e cila vuan, e ka lënë pa aftësinë për të parë, dëgjuar apo ecur.


“Rreth dy vite më parë, e kisha një formë të çuditshme, super të rrallë të vaskulitit që ma mposhti shikimin, ma mposhti dëgjimin, ma mposhti gjithë ekuilibrin tim”, ka thënë 44-vjeçari në një prononcim, cituar nga Access Hollywood.

Aktori i famshëm hollivudian ka thënë se i është dashur rreth një vit për të rikthyer secilën nga ndjesitë.
Vaskuliti është një sëmundje e rrallë autoimune që mund të shkaktojë inflamacion të enëve të gjakut duke rezultuar në kufizimin e rrjedhës së gjakut. Ekzistojnë shumë forma të vaskulitit, por shumica e tyre atakojnë së paku një organ.

“Nuk e vlerësoni vërtet derisa të zhduket. Derisa të thuash: ‘Nuk e di nëse do të jem në gjendje të shoh përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të dëgjoj përsëri, nuk e di nëse do të jem në gjendje të ec sërish”.

“Jam me fat që jam gjallë”, ka thënë tutje ylli hollivudian, i cili tashmë është rikuperuar nga kjo gjendje. 

 

1 Komente

  1. J
    Jorgo

    keshtu eshte kur e zhyt turinin qe si cun i ri ne kake plakash sic ke bere ti

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje