
Një çift turk i martuar prej 16 vitesh, punojnë të dy në ndërtim në lagjen Silifke të Mersinit. Ata kapërcejnë së bashku vështirësitë e jetës edhe të profesionit.
Mjeshtri 37-vjeçar i ndërtimit Abdi dhe kryepunëtorja 34-vjeçare Nurgül Ceviz nisen në mëngjes herët për punë.
Çifti, i cili ka 4 fëmijë, i kryen së bashku proceset e vështira të lyerjes, zbardhjes, veshjes dhe montimit të dritareve.
Duke u përpjekur të kapërcejnë vështirësitë e jetës dhe të profesionit duke mbështetur njëri-tjetrin, çifti kryen edhe punët e shtëpisë bashkë.
“Jemi shumë të lumtur dhe të qetë.”
Abdi Cevizi, duke u shprehur se ai dhe gruaja e tij kanë 16 vite që punojnë në ndërtim, tha: “Ne abëjmë të gjitha punët në ndërtim, si suvatim dhe lyerje me gruan time. Jemi të qetë dhe të lumtur. Kemi 4 fëmijë. Ne ua mbulojmë shpenzimet e shkollimit . Kjo është jeta. Ne po mundohemi të jetojmë së bashku.”
Duke shpjeguar se nuk mund të gjente asnjë personel ndihmës, Cevizi tha se gruaja e tij, e cila ishte mësuar me punën, ishte në gjendje ta mbështeste në çdo detyrë
Nurgül Ceviz tha gjithashtu se ajo e ndihmon burrin e saj në të gjitha llojet e punimeve të ndërtimit dhe tha: “Unë bëj edhe ushqimin e fëmijëve të mi. Unë e ndihmoj burrin tim në të gjitha llojet e punëve si lyerje, suvatim, montim. Fitojmë dhe jemi shumë të qetë.”
Nurgül Ceviz tha se pas punës së saj në ndërtim, një tjetër turn i ri fillon në shtëpi dhe për këtë arsye mori mbështetjen e bashkëshortit të saj për edukimin e fëmijëve dhe punët e shtëpisë.
Bravo
KUR E DO BASHKESHORTIN KUR ESHT PUNTOR PSE TE MOS E NDIHMOSH JETA ESHT LUFT DHE KUR JE KRAH NJERI TJETRIT CDO GJE KALOHET ,JAN TE PAKTA FEMRAT E TILKA SHUMICA KAN THONJ TE GJAT DHE PRESIN TJU VIJ NGA QIELLI , FAMILJA ESHT AJO PJES E JETES QE TE PLOTESON NE CDO DREJTIM TE JETES .
Po aty nuk dallohet kush eshte burri dhe kush gruaja ata duken si Iliri me Monen qe sdallohet burri nga gruaja.
vetem se Iliri me monen nuk punojne por vjedhin bashke
Sara te pershendes e ke than qe ska ma mire e sakt. pershendetje nga Amerika SHefki Mexhani