Aktorja amerikane rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si fëmijë në Hollywood: Industria është një vend i errët

12 Korrik 2025, 10:39Lifestyle TEMA
Aktorja amerikane rrëfen abuzimin dhe traumën që përjetoi si

Aktorja amerikane Ariel Winter, e njohur për rolin e saj si Alex në serialin e njohur “Modern Family”, ka treguar për herë të parë se ka përjetuar abuzim seksual dhe presion të vazhdueshëm që në moshë të vogël gjatë punës në industrinë e filmit.

Në një intervistë për DailyMail, Winter, e cila nisi karrierën në Hollywood që në moshën 4-vjeçare, tha se ishte ekspozuar shumë herët ndaj burrave më të mëdhenj që i dërgonin mesazhe të papërshtatshme.

“Jam e njohur me grabitqarët meshkuj. Kur fillova të përdorja laptop dhe celular, filluan të vinin mesazhe të frikshme. Ishte traumatike”, tha ajo, pa dashur të japë shumë detaje.

Winter theksoi se ajo që ndodhte në prapaskenë ishte vetëm një pjesë e errët e industrisë, pjesa tjetër vinte nga presioni mediatik. Ajo u komentua dhe u kritikua ashpër për pamjen fizike ndërsa ishte ende adoleshente.

“Kur isha 14 vjeçe, trupi im ishte lajm në çdo faqe. Çdo titull fliste për mënyrën si dukesha. Ishte e tmerrshme”, kujton ajo.

Aktorja zbuloi gjithashtu se gjatë shkollës së mesme, për shkak të problemeve me shëndetin mendor, iu desh të merrte ilaçe kundër depresionit, të cilat i sollën ndryshime fizike dhe emocionale.

5 Komente

  1. A
    Ani

    Po mire moj kurvice, kur ti pe se ashtu ishte industria e filmit , jashte karakterit tend, perse nuk bere nje hap pas, dhe gjeje profesion tjeter? Apo edhe karakteri sta donte por bytha ta kerkonte...

    Përgjigjjuni
    1. V
      Visi

      Harroi te te merte doren ty

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aa

        Po ti ku e di cfare eshte ajo? I ke mbajt pishtarin? Pastaj edhe po ishte cfare pune ke ti a po ndonje tjeter?

        Përgjigjjuni
      2. N
        Noar

        Po ti moj kurve ku e di qe kjo eshte kurvic.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ana

          Kurvic eshte ajo qe ankohet per ngacmime seksuale, por edhe kruhet vete! keshtu qe Ani e ka gjetur tamam emertimin. Mbase e ka nga eksperienca e saj!

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje