Arrestohet 13-vjeçari, iu gjet në ChatGPT pyetja “si të vras shokun tim”

9 Tetor 2025, 16:56Lifestyle TEMA
Arrestohet 13-vjeçari, iu gjet në ChatGPT pyetja “si të

Një 13-vjeçar nga Florida është arrestuar pasi dyshohet se i kërkoi inteligjencës artificiale ChatGPT këshilla për mënyrën se si të vriste shokun e tij të klasës.

Ngjarja ndodhi në shkollën Southwestern Middle School në qytetin Deland, dhe u raportua nga zyra e Sherifit të Volusia County, sipas PEOPLE.

Sipas autoriteteve, gjatë orës së mësimit, adoleshenti kishte shkruar në ChatGPT pyetjen: “How to kill my friend in the middle of class” (“Si ta vras shokun tim gjatë orës së mësimit”). Pyetja u zbulua nga Gaggle, një platformë e sigurisë në shkolla që monitoron aktivitetin në llogaritë elektronike të nxënësve dhe sinjalizon përmbajtje të rrezikshme.

Menjëherë pas alarmit, forcat e sigurisë u paraqitën në shkollë dhe ndaluan 13-vjeçarin. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka pretenduar se gjithçka ishte “thjesht një shaka” ndaj një shoku që e kishte nervozuar.

“Një tjetër ‘shaka’ që përfundoi në emergjencë në shkollë,” thuhej në reagimin e zyrës së sherifit, e cila u bëri apel prindërve që të bisedojnë me fëmijët e tyre për pasojat e sjelljeve të tilla online.

Ende nuk është bërë e ditur se me çfarë akuzash konkrete po përballet 13-vjeçari. As shkolla Southwestern Middle School dhe as kompania OpenAI, që zotëron ChatGPT, nuk kanë komentuar ende për rastin.

Ky incident ka rindezur debatet në SHBA për mënyrën se si monitorohen aktivitetet online të të miturve dhe kufijtë mes privatësisë, edukimit dhe sigurisë publike./E.K 
Burmi: People 

Lini një Përgjigje