Portugezi Cristiano Ronaldo ka zbuluar se ka përdorur inteligjencën artificiale (AI) për të përgatitur fjalimin e tij gjatë ceremonisë së Çmimeve “Portugal Football Globes”, ku shpërblehen futbollistët, trajnerët dhe klubet më të mirë portugeze çdo vit.
Ronaldo tregoi se në fillim ishte i nervozuar dhe nuk dinte çfarë të thoshte. “U ula për të menduar se çfarë do të thoja në këtë fjalim. Perplexity AI më ndihmoi të hulumtoja dhe të strukturoja fjalimin,” tha ai. Shfrytëzimi i AI i mundësoi të përgatitej më mirë dhe të ndihej më i sigurt gjatë pranimit të çmimit prestigjioz.
Perplexity, platforma AI që Ronaldo përdori, publikoi një video të fjalimit me mbishkrimin: “Cristiano Ronaldo përdori Perplexity për të përgatitur fjalimin e tij në Çmimin Globo Prestigio”.
Kujtojmë se Ronaldo është bërë futbollisti i parë miliarder në histori, me një pasuri neto që arrin rreth 1.2 miliardë euro, pjesë e së cilës ka ardhur nga kontrata me Al-Nassr, sponsorët e tij si Nike dhe Armani, dhe karriera e suksesshme ndërkombëtare.
Ky është një nga shembujt më të dukshëm se si edhe sportistët e famshëm përdorin teknologjinë moderne për të përmirësuar performancën dhe prezantimin e tyre publik.
Lini një Përgjigje