Batutat në Grammy’s, Trump kërcënon me gjyq prezantuesin: Ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit

2 Shkurt 2026, 13:25Lifestyle TEMA
Batutat në Grammy’s, Trump kërcënon me gjyq prezantuesin:

Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër folësit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, ku disa artistë u shprehen kundër politikave të autoriteteve për goditjet ndaj emigracionit.

Trump gjithashtu kërcënoi se do të padisë prezantuesin e Grammys Trevor Noah, për një shaka që ai bëri mbi lidhjet e supozuara të presidentit me biznesmenin pedofil Jeffrey Epstein.

Noah e talli disa herë Trumpin gjatë gjithë ceremonisë dhe përpara se të shpallej fituesi i “Këngës së Vitit”, ai tha: “Eshtë një Grammy që çdo artist e dëshiron pothuajse aq sa Trump dëshiron Groenlandën, gjë që bën sens sepse ishulli i Epsteinit është zhdukur, ai ka nevojë për një të ri për të kaluar kohë me Bill Clinton.”
Në një postim në rrjetin social Truth Social, pas ceremonisë Trump shkroi: “Çmimet Grammy janë MË TË KËQIJAT.” “CBS është me fat që nuk e ka më këtë ceremoni mbeturinë që ndot valët e transmetimit,” shtoi ai, duke iu referuar faktit se Disney do të marrë të drejtat e transmetimit të ceremonisë duke filluar nga viti i ardhshëm.

Më pas, presidenti reagoi ndaj një shakaje të Noah, që nënkuptonte se ai kishte kaluar kohë në ishullin e Epstein-it, duke shkruar: “Noah tha, GABIMISHT për mua, se Donald Trump dhe Bill Clinton kanë kaluar kohë në Ishullin e Epstein-it. GABIM!!!” “Nuk mund të flas për Bill-in, por unë nuk kam qenë kurrë në ishullin e Epstein-it, as diku afër dhe deri te kjo deklaratë e rreme dhe shpifje sonte, nuk jam akuzuar kurrë se kam qenë atje, madje as nga mediat e rreme,” shtoi Trump.

Presidenti amerikan më pas e paralajmëroi Noah, duke thënë se ai “më mirë t’i ketë faktet e sakta, dhe gati,” teksa shtoi: “Do dërgoj avokatët e mi për ta paditur këtë prezantues të mjerë, patetik dhe pa talent,” shkroi Trump në rrjetin social. “Përgatitu, Noah, do të argëtohem pak me ty!”/ E.K 
Burimi: The Guardian 

9 Komente

  1. E
    Enveri

    Questo ha la demenza kronika!

    Përgjigjjuni
    1. a
      armand

      E kemi nje te tille si trumpi ne Shqiperi......genjeshtren e ka sport ditor.

      Përgjigjjuni
      1. h
        haka tek i zoti

        racizmi i zi, u zhvillua, gjate idriz obames.Ja dhe tani, ca kakerdhi te tij, fyejne presidentin e amerikes, duke bete ´´politike´´ ne vendin e gabuar duke ditur, se do te shkojne pa pasoje.

        Përgjigjjuni
        1. b
          black jack

          ????you are right

          Përgjigjjuni
          1. S
            Saleh

            Ha kar ha o injorsnt. Po ka me robqira se sa fshataret e bardhe Amerikane? Me rraciste shkerdhata? Po ju trampistave sikur tu qi edhe grate Trampi ja hidhni fajin Obames

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lani

            Trump kaka

            Përgjigjjuni
            1. a
              a.a

              humori i Noah ishte fantastik... fakti qe trump mundohet te pergenjeshtroje disa fakte dhe merret me prezentator e kengetar do te thote shume....

              Përgjigjjuni
              1. N
                Niku

                Humor jegvu

                Përgjigjjuni
              2. A
                Aldo Philly

                Mire ja beri trumpi ketij qymyrit qe vec humor sdi te beje. Deportim direkt ktij pederasti

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje