Blogerja e njohur fotografohet duke u puthur me një menaxher kolumbian

11 Mars 2026, 12:14Lifestyle TEMA
Blogerja e njohur fotografohet duke u puthur me një menaxher kolumbian

Influencuesja dhe sipërmarrësja e njohur italiane Chiara Ferragni duket se ka nisur një histori të re dashurie, pasi ka marrë pjesë në sfilatat më të rëndësishme të Javës së Modës në Milano dhe Paris.

Lajmi është publikuar nga revista italiane Chi, e cila ka shpërndarë në versionin online fotografi të Ferragnit në shoqërinë e Jose Hernandez, një menaxher me origjinë kolumbiane që punon për një kompani shumëkombëshe.

Sipas revistës, çifti është fotografuar teksa shëtiste në një park në Milano së bashku me qenin e Ferragnit, Paloma. Në shkrim përmendet gjithashtu edhe një takim i Hernandez me nënën e influencueses, shkrimtaren Marina Di Guardo.

Revista e drejtuar nga Massimo Borgnis paralajmëron gjithashtu publikimin e një fotografie ku dyshja shfaqet duke u puthur, çka pritet të konfirmojë zyrtarisht lidhjen e tyre.

Raportohet se Ferragni dhe Hernandez kanë kaluar kohë së bashku edhe gjatë pushimeve të Krishtlindjeve në Kolumbi. Në atë udhëtim, me Ferragnin ishte edhe motra e saj, Valentina Ferragni, si dhe një grup miqsh. Dyshohet se ata janë njohur pikërisht në qytetin e Kartagjena.

Pas përfundimit të martesës me reperin italian Fedez, Ferragni u përfol për një lidhje me biznesmenin Giovanni Tronchetti Provera, e cila sipas mediave italiane përfundoi në fund të vitit 2025.

 

 

Lini një Përgjigje