Celine Dion mahnit fansat me foto në pishinë, teksa lufton sindromën e rrallë neurologjike

15 Korrik 2025, 15:01Lifestyle TEMA

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë, e veshur me body.

Këto imazhe vijnë ndërsa Dion vazhdon të përballet me sindromën e burrit të ngurtë, një sëmundje neurologjike e rrallë dhe serioze që e ka mbajtur larg skenës për një kohë të gjatë.

Në postimin e saj në Instagram më 14 korrik, Dion ndau dy foto me fansat: një tërësisht në pishinë dhe një portret nga afër ku shfaqet duke parë drejt kamerës me një shikim të fuqishëm dhe të qetë. Ajo e shoqëroi postimin me fjalët: “Dritat e qytetit, qielli me yje dhe një zhytje natën nën dritën e hënës…”

Fansat reaguan menjëherë me komente entuziaste, duke e përshkruar Dion si “perëndeshë”, “magnetike” dhe duke theksuar forcën dhe bukurinë e saj në sfidën që po përballet.

Celine Dion mahnit fansat me foto në pishinë, teksa lufton

1 Komente

  1. N
    Nga Vlora

    Nje nga te fundit e divave. I uroj force

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje