Aktorja Scarlett Johansson, e lindur më 22 nëntor 1984 në New York dhe me origjinë daneze, është një nga figurat më të spikatura të kinemasë moderne. Përveçse aktore, ajo ka ndërtuar një karrierë të gjerë edhe si producente, duke e konsoliduar veten si një emër kyç në industrinë filmike ndërkombëtare.
Në vitet 2018 dhe 2019, ajo u rendit si aktorja më e paguar në botë. Johansson është shfaqur gjithashtu në listat prestigjioze të Forbes dhe Time si një nga personazhet publikë më me ndikim në botë. Filmat ku ajo ka luajtur kanë gjeneruar më shumë se 12 miliardë euro në arkëtime globale, duke e bërë atë aktoren me fitimet më të mëdha në historinë e ‘box office’-it.
Për sa i përket çmimeve, Scarlett ka fituar një Tony Award dhe një çmim BAFTA, ndërsa është nominuar dy herë për Oscar dhe pesë herë për Golden Globe. Së fundmi, ajo ka marrë vëmendje për rolin kryesor në filmin “Jurassic World: Rebirth”, kapitulli më i ri i një prej sagave më të njohura në historinë e kinemasë. Premiera e këtij filmi u mbajt më 2 korrik dhe Scarlett është konsideruar si tërheqja kryesore e projektit, me pritshmëri për të rikthyer suksesin e madh të serive të mëparshme.
Një pjesë e rëndësishme e karrierës së saj lidhet me “Marvel”, ku ajo ka portretizuar personazhin ikonik ‘Black Widow’. Roli i saj në këtë seri filmash i ka sjellë fitime të mëdha, përfshirë mbi 33 milionë euro nga “Iron Man 2” dhe 20 milionë nga filmi “Black Widow” i vitit 2021.
Gjithashtu, ajo përfitoi ndjeshëm nga suksesi i “Avengers: Endgame”. Aktualisht, pas një karriere të gjatë dhe të qëndrueshme, pasuria e saj neto vlerësohet në rreth 140 milionë euro. Për çdo projekt filmik, ajo fiton zakonisht midis 10 dhe 20 milionë euro dhe përveç kësaj përfiton edhe nga kontrata reklamash dhe marrëveshje me marka të njohura.
Hallall, keshtu fitohen parate, me pune e jo me bixhoz ne bursat e botes qe jane skema piramidale 'moderne'.
Eshte hallal ti fitosh por harram te shpenzosh me teper se te nevojiten.
haram ose jo nuk e vendos ti apo imami i xhamise ,e vendos ai qe i fiton or mik se djersen e tij e ka ,as ka vjedhur as ka vrare ..... Me qe po na tregon haramin thuaju aryre te arabise saudite te shpenzojne ca leke ne faza se po vdesin per ushqim e ilace ....
filmat e kesaj jane nje 0 me hic ...keto vlersime kane vetem nje hallt tjeter .....Hollyt po i del tyme dal nga dal ... .......idotlliqet e Holliwoood gjakdhjerve ......do ja degjojm musiken dhe kesaj.........
e vendos audienca ate pune or mik nuk e vendos ti ,nese kjo shet atehere vlen dicka apo jo se lek kot nuk te jep njeri .Ti je ne te drejten tende te nderrosh kanal por jo te monopolizosh te verteren...