SpaceX investon 2 miliardë dollarë në startup-in e Elon Musk-ut!

14 Korrik 2025, 13:55Lifestyle TEMA
SpaceX investon 2 miliardë dollarë në startup-in e Elon Musk-ut!

SpaceX, kompania amerikane e teknologjisë hapësinore me qendër në Teksas, financoi 2 miliardë dollarë për “xAI”.

Kjo si pjesë e një raundi investimesh prej 5 miliardë dollarësh, duke thelluar lidhjet mes sipërmarrjeve të miliarderit të teknologjisë Elon Musk, ndërsa startup-i i tij i Inteligjencës Artificiale garon për të konkurruar me rivalin “OpenAI”, raportoi “Wall Street Journal”.

Investimi vjen pas bashkimit të “xAI” me X dhe e vlerëson kompaninë e kombinuar në 113 miliardë dollarë, me chatbot-in “Grok” që tani fuqizon mbështetjen e “Starlink”-ut dhe synon integrimin e ardhshëm në robotët “Optimus” të Tesla-s.
Pavarësisht polemikave të fundit që kanë të bëjnë me përgjigjet e “Grok”, Musk e ka quajtur atë IA-në më të zgjuar në botë ndërsa “xAI” vazhdon të shpenzojë shumë për trajnimin e modeleve të reja dhe infrastrukturën.

Lini një Përgjigje