Dhunuan 29-vjeçarin, Policia shpall në kërkim moderatorin dhe të vëllanë

13 Korrik 2025, 15:45Lifestyle TEMA
Dhunuan 29-vjeçarin, Policia shpall në kërkim moderatorin dhe

Moderatori Meriton Mjekiqi së bashku më vëllain e tij janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohen të jenë përfshirë në një ngjarje të rëndë.

Sipas burimeve të ‘Klan Kosovës’, dy vëllezërit kanë qenë të përfshirë në një sherr fizik, mes tyre dhe disa persona. Nga burimet e para mësohet se është lënduar një 29-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, ndërkohë autoritetet kanë nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin Meritonit dhe të vëllait.

Policia ka bastisur shtëpinë e tyre në Obiliq, por Meritoni dhe vëllai i tij nuk janë gjendur aty.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje me versionin e tyre të ngjarjes.

1 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Personalisht me vjen turp kur lexoj kso lajmesh ku nje rrugaq cilsohet moderator! Po çfar moderatori eshte ky rrugaqi mjekiçi o te nderuar,vetem se ishte pjese e big brother qe per mua dhe shum shqiptar ishte dhe do te jete nje pis program ku ne vend te vlerave shfaqen vetem ndyresira dhe rrugaq si mjekiqi apo edhe ky i fundit xhesti ku mjafton te shef nivelin e tyee dhe ta cilsosh se aty vlersohen rrugaq dhe kyrva, ndryshe xhesti fitjeq e artisti Laert Vasili jo kjo mjafton te kupton se sa te vlersohen artistet shqiptar ku veqmas ne shqiperi kemi pritur te kunderten.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje