VIDEO: I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për t'u freskuar

12 Korrik 2025, 14:53Lifestyle TEMA
VIDEO: I nxehti ekstrem në Afganistan, shoferët e taksive gjejnë

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara që shoferët i montojnë për t'u përballur me temperaturat e larta.

Në Kandahar, temperaturat shpesh kanë kaluar 40 gradë Celsius dhe kondicionerët e integruar të automjeteve shpesh prishen.

"Ky funksionon më mirë se kondicioneri", tha Abdul Bari për AFP. "Kondicioneri ftoh vetëm pjesën e përparme. Kjo shpërndan ajrin në të gjithë makinën", shtoi ai.

Videoja tregon taksistin duke ngjitur tubin e ajrit në dritare, ndërsa një person tjetër e monton strukturën në çati. Sipas BBC, ai thotë se duhet ta mbushë sistemin e improvizuar me ujë dy herë në ditë.

Sakaq, Gul Mohammad, një shofer në të njëjtën zonë, ka përdorur një sistem të ngjashëm për disa vite.

"Kondicionerët nuk funksiononin dhe riparimet ishin të kushtueshme. Shkova te një teknik dhe ai më rregulloi frigoriferin. Kostoja arriti në rreth 43 dollarë", tha ai.

BBC vëren se pasagjerët e kanë duartrokitur zgjidhjen “inovative”.

Ndërkohë, Afganistani ka përjetuar pranverën më të nxehtë në vite, ndërsa thatësira e përhapur ka goditur të korrat dhe komunitetet, sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të OKB-së.

3 Komente

  1. M
    Myrtezai

    Ne abdulet e myrtezat e albanistanit patem fatin qe lindem ne evrope se na u kish q.. re nena.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bisht qeni sunit shiit mbetet bisht qeni....

      E keqja eshte se kudo qe te lind (edhe ne hene) Paris, London, Rome,Istanbul, Tajikistan, Albaniston Abdul a Mirteza mbetet.... bisht qeni sunit or shiit.

      Përgjigjjuni
    2. t
      teknoloxhia

      hajdar popull ne vend te hedhin syte nga Arabia Saudite , imitojne indianet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje