Nga planet për t’u bërë nënë te martesa me Callum Turner, rrëfehet Dua Lipa: Do të doja shumë të kem fëmijë

13 Korrik 2025, 14:14Lifestyle TEMA
Nga planet për t’u bërë nënë te martesa me Callum

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka ndarë publikisht qëndrimet e saj për mëmësinë, duke lënë të kuptohet qartë se partnerin e saj, aktorin Callum Turner, e sheh si babain e ardhshëm të fëmijëve të saj.

Në një intervistë të dhënë për British Vogue, këngëtarja 29-vjeçare foli hapur për planet e saj personale dhe dëshirën për të krijuar një familje me 35-vjeçarin Turner, vetëm pak javë pasi ai i propozoi për martesë.

“Do të doja shumë të kem fëmijë një ditë. Thjesht nuk e di se kur do të jetë momenti i duhur. Si do të përshtatet me punën time, me turnetë… Ka shumë gjëra për të cilat duhet të mendosh,” u shpreh artistja.

Edhe pse e pranoi se ka dashuri të madhe për fëmijët, Lipa theksoi se të bëhesh prind kërkon më shumë sesa dashuri: “Ka shumë më tepër në rritjen e një fëmije sesa thjesht ta duash atë.”

Dua ka konfirmuar zyrtarisht edhe fejesën me aktorin, duke u shprehur tejet e emocionuar për këtë kapitull të ri në jetën e saj.

“Po, jemi të fejuar. Është shumë emocionuese,” tha këngëtarja. “Vendimi për të plakur bashkë, për të ndarë një jetë dhe për të qenë, nuk e di… miq më të mirë përgjithmonë, është një ndjenjë vërtet e veçantë”, tha ajo.

Sa i përket planeve për martesën, Dua tha se shpreson të përfundojë turneun muzikor, ndërsa Callum të mbyllë angazhimet në xhirime, përpara se të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Edhe pse dasma nuk ka qenë prioritet për të, mes angazhimeve të shumta, ajo pranoi se ka nisur të mendojë për fustanin e saj të bardhë.

“Do të doja të përfundoj turneun, Callum po xhiron, ndaj jemi ende duke shijuar këtë periudhë. Nuk kam qenë ndonjëherë nga ato vajzat që ëndërronin për dasmën apo imagjinonin çfarë nuseje do të ishin. Papritur, jam si: “Hmmm, çfarë do të vishja?’”, tregoi ajo.

 

3 Komente

  1. E
    Eno

    O Dua je e mire shume ne çdo gje. E pra martohu shiko familjen, femijet patjeter artin. Boll me bole mbole.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Bashkëjetesë, jo martesë

      Për mua një artist, një VIP apo një figurë e njohur në botë siç është psh Dua Lipa nuk duhet të martohet. Martesa është për njerëzit e thjeshtë dhe të zakonshëm. Ndryshe ajo mund të bashkëjetojë me këtë dojë, dhe t'i rrisë fëmijët si nênë beqare, single. Martesa pak nga pak po e humbet vlerën e saj. Në kohën e sotme ku njeriu mund të jetojë fare mirë edhe vetëm, përse t'i vësh kasavet vetes?!

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hyp Xhixhi, ka per te tere.

        Te ka lal xhan te don lala fort femije do te kesh, po bej kujdes mos te dalin zezake.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje