Aktorja e famshme e Hollywood-it shpërthen ndaj Bill Gates: “Po na helmoni me ushqime ‘të padukshme’!”

14 Korrik 2025, 11:38Lifestyle TEMA
Aktorja e famshme e Hollywood-it shpërthen ndaj Bill Gates: “Po na

Aktorja e famshme e Hollywood-it, Michelle Pfeiffer, ka ndezur rrjetet sociale me një deklaratë të fortë ndaj miliarderit Bill Gates dhe një produkti të miratuar rishtas nga FDA (Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe Barnave), të quajtur Apeel. Sipas saj, ky “mbrojtës i padukshëm” që aplikohet mbi fruta dhe perime për t’i zgjatur jetën, po përhapet edhe në produktet organike pa dijeninë e konsumatorëve.

“Tani edhe produktet organike janë të mbuluara me diçka që nuk mund ta shohim dhe as ta lajmë,” shkruan Pfeiffer në një postim në Instagram, të shoqëruar me një video alarmuese që ka bërë xhiron e internetit.

Apeel është një substancë me bazë bimore, e cila krijon një shtresë të padukshme mbi sipërfaqen e frutave dhe perimeve, duke ngadalësuar kalbjen dhe zgjatur qëndrueshmërinë e tyre në treg. Produkti është aprovuar si i sigurt për konsum nga FDA dhe përdoret tashmë në dhjetëra vende.

Por shqetësimi i aktores nuk ka të bëjë vetëm me përbërjen, por me mungesën e transparencës: “Nuk na paralajmëron askush që kjo gjë është mbi ushqimin tonë”, tha ajo, duke ngritur dyshime mbi ndikimin e produkteve të tilla në shëndetin e njeriut dhe etikën pas tyre.

Ç’lidhje ka Bill Gates?

Apeel ka marrë mbështetje financiare që në fillimet e saj nga Fondacioni Bill & Melinda Gates, i cili i dhuroi kompanisë një grant prej 100 mijë dollarësh në vitin 2012. Edhe pse Gates nuk është aksioner dhe nuk është më i përfshirë në kompani, lidhja e tij me produktin ka mjaftuar që aktorja ta përmendë drejtpërdrejt në akuzat e saj.

Ndërkohë, kompania ka reaguar duke i quajtur deklaratat e Pfeiffer “të rrezikshme dhe dezinformuese”, dhe ka theksuar se mbrojtja e Apeel-it është plotësisht e ngrënshme dhe largohet me larje dhe fërkim.

Lini një Përgjigje