Skandal në 18-vjetorin e yllit të Barcelonës/ Poker, VIP-a dhe zero telefona, dalin pamjet nga ditëlindja e tij ‘sekrete’

15 Korrik 2025, 09:42Lifestyle TEMA
Skandal në 18-vjetorin e yllit të Barcelonës/ Poker, VIP-a dhe

Festa madhështore e 18-vjetorit të yllit të Barcelonës, Lamine Yamal, po përballet me polemika të forta në Spanjë.

Ministria e të Drejtave Sociale i ka kërkuar Prokurorisë, Avokatit të Popullit dhe Zyrës për Luftimin e Krimeve të Urrejtjes të nisin një hetim për të verifikuar nëse gjatë eventit është shkelur ligji që ndalon shfaqjet denigruese ndaj personave me nanizëm, shkruan Marca.

Sipas Jesús Martín, Drejtori i Përgjithshëm për Personat me Aftësi të Kufizuara, janë ngritur dyshime se në festën e ditëlindjes janë përdorur persona me nanizëm në mënyrë denigruese, duke shkelur një ligj që është në fuqi prej gati tre vitesh, teksa fansat e lidhin menjëherë me një episod të “errët” nga seriali i njohur “Game of Thrones”.

Ngjarja u mbajt në një rezidencë private në Olivella, afër Barcelonës, me tematikë “gangster”, luks të skajshëm dhe mbi 250 të ftuar. Pavarësisht rregullit për të mos përdorur telefona gjatë eventit, Yamal thyen heshtjen me një klip që u bë menjëherë viral.

I veshur me kostum të bardhë, dorezë të zezë dhe bastun në dorë, talenti i krahut u shfaq duke kënduar këngën “Abusadora” krah artistit dominikan Chimbala, i rrethuar nga miq, fishekzjarre, ndriçim festiv dhe një shatërvan shampanjeje,  gjithçka e menduar deri në detaj.

Lista e të ftuarve ishte e mbushur me emra të njohur: Gavi, Alejandro Balde, Pau Cubarsí, Robert Lewandowski, Raphinha dhe Fermín López ishin të gjithë të pranishëm. Gjithashtu, festa u zbukurua nga performanca live e artistëve të famshëm si Bizarrap, Quevedo, Ozuna dhe Bad Gyal, ndërsa ndikues si vëllezërit Buyer ishin po ashtu në publik.

Në mesnatën e 13 korrikut, Yamal fik qirinjtë mbi një tortë me temë gangster, duke shënuar zyrtarisht hyrjen e tij në botën e të rriturve. Festa vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit.

2 Komente

  1. E
    Eri

    …kur ra në lekë, leu dhe bythën me kos. Gjynah që ka marrë këtë rrugë, do përfundojë si Baloteli.

    Përgjigjjuni
    1. t
      totololi

      Sa jevg i shpifur qe eshte. Vetem per zinxhira e unaza e ka mendjen. E ka marre me shume te perpjete.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje