Oriola Marashi mahnit ndjekësit me foto nga pushimet

14 Korrik 2025, 15:50Lifestyle TEMA
Oriola Marashi mahnit ndjekësit me foto nga pushimet

Modelja e njohur Oriola Marashi, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me disa foto të reja nga pushimet e saj, ku tregon se këtë radhë ka zgjedhur Shqipërinë si destinacion.

E veshur me bikini elegante, të kombinuara me kapele verore dhe çantë plazhi, Oriola ka treguar edhe një herë format e saj të kuruara dhe stilin e saj karakteristik.

Në një nga fotot që ka ndarë me ndjekësit, ajo shihet duke shijuar një udhëtim me varkë. Me flokët e lëshuar, një orë të hollë në dorë, Oriola dëshmon edhe një herë se mbetet një nga figurat më të ndjekura dhe më të admirueshme të modës shqiptare.

Lini një Përgjigje