CEO që tradhtoi gruan ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e nxori në ekran me të dashurën

18 Korrik 2025, 15:17Lifestyle TEMA
CEO që tradhtoi gruan ia hedh fajin koncertit të Coldplay që e

Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit.

Në një koncert të Coldplay në New York, ai u shfaq në publik përkrah të dashurës së tij (shefe e burimeve njerëzore në kompani) duke u përqafuar dhe duke harruar një detaj të vogël: gruan dhe familjen në shtëpi.

Pas valës së kritikave dhe videove virale në rrjet, Byron publikoi një deklaratë ku i kërkon ndjesë “gruas, familjes dhe ekipit”, teksa shprehet i tronditur që një “moment privat” u bë publik pa pëlqimin e tij, ndonëse ai vetë ishte nën reflektorët e një stadiumi me dhjetëra mijëra vetë.

“Ajo që duhej të ishte një natë muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim të thellë personal, që u shfaq në një skenë shumë publike,” shkruan ai me patos. “Ky nuk është njeriu që dua të jem.”

Për të shtuar dramën, ai citon edhe Coldplay-n: “Lights will guide you home, and ignite your bones, and I will try to fix you.”, me një tekst që i këndon rikthimit të dinjitetit.

Byron përfundon duke kërkuar privatësi pasi sapo e shndërroi jetën e tij private në një telenovelë live.

Nëse Coldplay ndonjëherë kishte nevojë për frymëzim për një këngë të re, kjo histori e ka të gjithë materialin: dashuri, tradhti, drita skene dhe një CEO që nga zyra e ka marrë në koncert punonjësen e vet.

3 Komente

  1. p
    peppino

    Too late pal. You’re fucked !

    Përgjigjjuni
    1. W
      What a looser

      Nje palaco ne maje te karrieres qe shkon me nje vartese shemtaraqe dhe per me teper e dergon ne nje koncert romantik. WTF What a looser. Go f young and beautiful ladies dummass Fituesit jane partneret qe nuk u shfaqen.

      Përgjigjjuni
    2. L
      Legen mashkull akuzon koncertin per tradhetti...

      E moret vesht "fajin" e ka koncerti dhe jo ky i ndershmi qe bredh ben qejf dhe pallon punonjesen e tij, shefen e burimeve njerezore te kompanise qe drejton.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje