Dosjet e reja mbi Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, kanë shkaktuar tronditje të forta në botën e artit.
Emra të njohur nga muzika dhe kinemaja shfaqen në fotografi ose në mesazhe email-i të shkëmbyera nga i dënuari për krime seksuale kundër të miturve, dimensionet e të cilave shkaktojnë shock dhe neveri.
Rasti ka pasur ndikim të madh tek reperi dhe producenti i njohur Jay Z. Emri i tij përmendet në dëshminë e një viktime anonime, e cila tha se, pasi ishte droguar dhe më pas abuzuar seksualisht, kur rifitoi vetëdijen, kishte parë Jay Z dhe producentin e filmave Harvey Weinstein në dhomë me të. Ky zbulim ka goditur imazhin publik të çiftit Jay Z – Beyonce, të cilët nuk u shfaqën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy, vetëm pak orë pasi dosjet e Epstein u bënë publike. Ndjekësit e tyre në rrjetet sociale u ulën me miliona brenda 24 orëve.
Emri i aktorit Leonardo DiCaprio përmendet të paktën tre herë në email-et e publikuara të Epstein. Në qershor 2009, Epstein i shkroi politikanit britanik Lord Peter Mandelson për të kërkuar mbështetje nga DiCaprio për projektet e tij. Email-e të tjera mes Epstein dhe guru-t të mjekësisë alternative Deepak Chopra përmendin rregullimin e një takimi midis DiCaprio-s dhe Woody Allen, i cili ishte pjesë e rrethit të ngushtë të Epstein. Megjithatë, informacionet nga rrethi i ngushtë i aktorit tregojnë se DiCaprio nuk e kishte takuar Epsteinin dhe nuk kishte dijeni për krimet e tij.
George Clooney përmendet gjithashtu në dosjet e Epsteinit. Në janar 2010, ndërsa Epstein dyshohet të ishte në Kopenhagen, ai shkruante: “Tani e di që Kopenhageni ka vajza interesante…” dhe Mandelson i përgjigjej: “A mund të kem një muzë njësoj si George Clooney?”
Ndër personazhet e tjerë të përfshirë janë, Mick Jagger, i cili shihet në një foto midis Epsteinit dhe ish-presidentit Bill Clinton.
Edhe për Michael Jackson, ka prova dhe foto që e përfshijnë me Epstein. Kevin Spacey, i akuzuar në 2017 për ngacmim seksual dhe i cili humbi karrierën për shkak të këtyre rasteve. Dosjet e reja mbi Epstein po shkaktojnë një tronditje të jashtëzakonshme në botën e artit dhe showbiz-it, duke përfshirë emra nga muzika dhe kinemaja që dikur konsideroheshin të pacenuar.
Te gjithe keta perversa jane donatore te te majteve qe gabimisht quhen Demokrate dhe na japin leksione se duhet te votojme per ta.
Nard, o luc. A i lexon ato që shkruhen? Përse jeni kaq idiotë ju "djathtistët"?
O Nardi! Edhe Trump-in e futke në listën e të majtëve ti?!
Personalisht mendoj...se Di Caprio nuk kishte nevojen per Te pare Kurva e Epsteinit sepse ..edhe kestu nuk i kane Munguar Vajzat e Bukura.....
Or taj futi dhe një të lexuar. Ky pedua, nuk ka qënën e thënë se 110% të veprimtarisë së tij e ka pas pedofili. Nëse ka shkruar në një letër, a në një Email, "pashë në rrugë filanin.", nuk do të thotë se filani është pedo. Në fillim lexoni, pastaj përpiquni të kuptoni. Dhe në fund, sforcohuni të jeni objektivë sa të jetë e mundur më shumë. Mos lëshoni urrejtjen budallaqe, pa duar, në pikiatë.