Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare modelja e njohur e pasarelave

6 Shkurt 2026, 15:25Lifestyle TEMA
Ndërron jetë në moshën 21-vjeçare modelja e njohur e

Modelja ndërkombëtare e pasarelave, Cristina Pérez Galcenco, ka ndërruar jetë në moshën 21-vjeçare, sipas raportimeve të mediave lokale në Spanjë.

Sipas El Mundo, e reja është gjetur e pajetë në banesën e saj në provincën e Malagës, të martën më 3 shkurt.

Cristina Pérez Galcenco ishte vajza e ish-futbollistit profesionist spanjoll Nacho Pérez dhe Tatiana Galcenco. Mediat bëjnë të ditur se ajo ishte zhvendosur së fundmi në Caleta de Vélez, në Malaga, për të ndjekur një kurs profesional.

Sipas burimeve pranë familjes, të cituara nga El Mundo, vdekja dyshohet të ketë ardhur për shkaqe natyrore, ndërsa në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune.

Gjatë viteve të fundit, Cristina kishte ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës, duke ecur në pasarelat e Madridit, Milanos, Parisit, Londrës dhe Kinës.

Ajo e kishte nisur karrierën e saj në modelim që në moshën 14-vjeçare, gjatë eventit Campoamor Fashion Show, i cili organizohet çdo vit në teatrin Campoamor në qytetin e Oviedos.

Modelja ka marrë pjesë gjithashtu në evente të rëndësishme të modës, përfshirë Mercedes-Benz Fashion Week Madrid, si edhe në Javët e Modës në Paris dhe Milano.

Organizatorët e Campoamor Fashion Show i kanë bërë një homazh publik në rrjetet sociale, duke publikuar një foto dhe një video të saj në Instagram, të shoqëruara me simbolin e një pëllumbi të bardhë.

Sipas medias spanjolle La Nueva España, trupi i pajetë i Cristinës do të vendoset për homazhe më 6 shkurt, në orën 17:00, në shtëpinë mortore Puente Nora në Lugones, Asturias, ndërsa ceremonia mortore do të zhvillohet të shtunën, më 7 shkurt, në një kishë famullitare në të njëjtin qytet.

Mes figurave të njohura që kanë shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të modeles është edhe parukieri i njohur spanjoll Manuel Mon, i cili shkroi:

“Përtej talentit të saj përpara kamerës dhe në pasarelë, do ta kujtojmë për ëmbëlsinë, profesionalizmin dhe mënyrën autentike me të cilën i jepte jetë çdo veshjeje. Prania e saj sillte jo vetëm bukuri, por edhe humanizëm, respekt dhe një energji shumë të veçantë, që do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë.”

Lini një Përgjigje