Një ngjarje e rëndë ka tronditur Ugandën, ku influencerja 24-vjeçare Diana Namulinde është gjetur e pajetë në apartamentin e saj në kryeqytetin Kampala.
E njohur në rrjetet sociale me emrin Diana Skys, e reja u gjet nga miqtë e saj, të cilët shkuan ta kontrollonin pasi nuk kishin mundur të lidhen me të për një kohë të gjatë. Sipas raportimeve, dera e banesës ishte e hapur kur ata mbërritën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 24-vjeçarja kishte shenja dhune në trup dhe dyshohet se është mbytur. Autoritetet kanë identifikuar tre persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa dy prej tyre janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.
Sipas informacioneve paraprake, një nga të ndaluarit është një roje sigurie, në posedim të të cilit janë gjetur sende që dyshohet se janë marrë nga banesa e viktimës.
Diana Namulinde kishte mbi 200 mijë ndjekës në Instagram dhe TikTok, ku publikonte vazhdimisht përmbajtje mbi bukurinë, modën, stilin e jetesës dhe udhëtimet, duke u bërë një emër i njohur për ndjekësit e saj.
Postimi i saj i fundit në Instagram ishte bërë më 3 shkurt, vetëm një ditë para se të gjendej e pajetë. Në foto ajo shfaqej me një pamje moderne, ndërsa krahas saj kishte shkruar: “Dianah do të thotë dritë e përkryer. Perëndesha e zjarrit.”/ E.K
Burimi:People
Nuk e di se kujt shqiptari i intereson ky lajm me vrasje nga vende qe shumica as e din ku ndodhen.
Shqiptareve u intereson sa ka vrare Putana ne Ukraine sot.
Na plasi trapi