FOTOT/ ''Ma kthen çdo stuhi në diell!”- U bë nënë për herë të parë, Dafina Zeqiri ndan momentet e bukura me të birin

6 Shkurt 2026, 09:46Lifestyle TEMA
FOTOT/ ''Ma kthen çdo stuhi në diell!”- U bë

Këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila u bë nënë për herë të parë korrikun e vitit të kaluar, ku solli në jetë një djalë, ka ndarë me ndjekësit e saj disa copëza nga momentet e saj të veçanta me të birin, Daksanin.

Artisja ka publikuar disa foto me të, ku është kujdesur të mos tregojë imazhin e plotë të tij, por vetëm disa pjesë të fytyrës. Dafina nuk ka nguruar t’i bëj edhe një dedikim të birit, i cili, siç thotë ajo, i ka ndryshuar jetën përgjithmonë.

“Ti ma ndryshove jetën përgjithmonë. Ti e kthen çdo gri në ngjyrë, çdo stuhi në diell. Dashuria ime më e madhe”, shprehet Dafina.

Kujtojmë se Dafina e ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale rrugëtimin e saj të shtatzënisë. Po ashtu ajo nuk u shkëput as nga skena, ku ka performuar në lokale nate dhe koncerte deri në muajt e fundit të lindjes.

Edhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, po ashtu është parë në çdo dalje të saj në skenë gjatë asaj periudhe.

Lini një Përgjigje