E ndjen gjithmonë mungesën e mamasë, Marjana Kondi përlotet në studio: Nuk shkoj dot as në varreza, më duket…

26 Nëntor 2022, 21:10Lifestyle TEMA

E ndjen gjithmonë mungesën e mamasë, Marjana Kondi përlotet

Aktorja Marjana Kondi nuk arriti t’i mbajë lotët gjatë rrëfimit për jetën e saj personale në “S’e Luan Topi”, ku tregoi për mungesën e mamasë.

Ajo tregoi se e ndjen shumë mungesën e mamasë, ndërsa do të kishte shumë dëshirë që ta kishte pranë për ta përqafuar.

“Ma mbushte atë shpirtin plot si mua edhe vëllait. Mami, sa e bukur është kjo fjalë. Është ajo që të do vetëm të mirën, Kam shumë pishmane. Ky është një mesazh që ta dëgjojnë të tjerat, sa është gjallë të dalin me to e t’i takojnë. Kanë mirësinë butësinë, lum ato që i kanë. Unë vetëm ta kisha pak ta përqafoja. Por ja që nuk është, por është  pranë meje”, tha aktorja.

Marjana deklaroi se nuk shkon në varreza, pasi e ka të vështirë ta përballojë mendimet që i vijnë në momentin e përballjes me realitetin.

“Bëj një gabim që nuk shkoj në varreza. Se  nuk e përballoj dot edhe mendoj se çarë është aty poshtë. Më duket shumë e vështirë”, shtoi më tej ajo.

1 Komente

  1. G
    Gjithsejcilit

    Në di të vajtosh mirë do të bënte . Ulu mbi gur e këndo vajin . Kur isha 7 vjet humba nënen , dhe dëgjoja mamanë me tetën që vajtonin nënën e tyre e i këndonin shpirtit duke e bërë punët e shtpisë . Kur fillonin asnjë nuk guxonte të kapërxente pragun e t'i ndërpriste . Një polifoni ( vajtim ) që kisha kohë pa e dëgjuar e dëgjova kur na la im atë . Në ttë gdhirë dëgjoj zërin e mamasë , sikur vajtont Afroviti , harrova gjithçka . Më çoi në ato vite që sa herë mbrija në fshat , shkoja te varri i nënes , ulesha , nuk i flisja , e pastroja varrin dhe pastaj , laja duart në përua , hidhja ujët pas , e pastaj kapërxeja pragun . Nuk dëgjova një notë të stononte e nuk kam dëgjuar vajzë të vajtojë si ime më e të kujdeset për tim atë që e përcolla me shikimin më të papërshkrueshëm sa sytë e tij të shkrojtur . Edhe po nuk dite të vajtosh oktava O I të shkarkon , në heshtje ashtu pa fjalë , nuk e prek ta pushtosh do por vajtimi të çliron , e hop , jeta rimer , se do na vije rradha gjthsejcilit .

    Lini një Përgjigje