
Xhuljeta Çuka është një grua shqiptare e cila ka realizuar një udhëtim të jashtëzakonshëm me biçikletë: ka vizituar 12 shtete për 6 muaj.
“Udhëtimi i parë ka qenë më i vështiri. Kam bërë 2/3 e alpeve të Evropës. Natën e kaloj në çadër, asnjëherë në hotele dhe asnjëherë në kamping. Gjithashtu, nuk futem kurrë në restorante apo bare”, tregon Çuka në studion e “Dita jonë”, në A2 CNN.
Shoqëruesi i saj i vetëm në këtë aventurë ka qenë një qen, të cilin e ka gjetur 4 vite më parë në Tiranë dhe e ka marrë me vete.
Kur u pyet nëse ka ende destinacione që nuk i ka bërë dhe ka dëshirë t’i vizitojë, ajo u përgjigj: “Kur shikoj hartën e botës, mendoj që kam vizituar shumë pak”.
Cfare do i kete thene trurit tete Xhulieta .. me siguri 'ik pirdhu'.
Bravo Xhuli . ide relaksuese .Te shkeputesh per nji far kohe nga ajo zone qe ta rrethon e lejosh vetes ate kenaqsi drejt Aventures .jashte te Ambjentuarit ne nji Bote tjeter , atmosfere tjeter ,duke len te shqitet ajo e perditeshmja shtresuse qe shpesh her ben qe te merren mente ne ate vende ! Shume kenaqsi Xhulit dhe kthim te mbare ,shendosh e mire _ne la sua casa