Me lot në sy, Celine Dion zbulon se vuan nga sëmundja e rrallë e pashërueshme

8 Dhjetor 2022, 17:09Lifestyle TEMA

Me lot në sy, Celine Dion zbulon se vuan nga sëmundja e rrallë e

Diva e muzikës, Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur për herë të parë për problemet e saj shëndetësore dhe bën të ditur se së fundmi është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit.

Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion, specifikon Celinenë videon e saj.

Dion saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, shpjegon ajo e emocionuar.

Duke pasur parasysh gjendjen e saj shëndetësore, ylli thotë se nuk do të jetë “gati” për të rifilluar turneun e saj në Europë nga shkurti 2023. Tetë koncertet e planifikuara për këtë verë, përfshirë performancën e shumëpritur në Festivalin Vieilles Charrues në Carhaix (Finistère), janë anuluar. Organizata Vieilles Charrues ka njoftuar tashmë rimbursimin e më shumë se 55,000 biletave.

7 Komente

  1. T
    Tronditese e pabesueshme e padrejte

    E TMERRSHME, JO JO NE KETE PIKE ZOTI I PERENDISHEM NUK ESHTE I DREJTE . UROJ ME GJITHE SHPIRT DHE I LUTEM TE GJITHEPUSHTETSHMIT TA SPRAPS KETE GJE! AMIN, MOS U DORZO ZEEMBLA CELIN DION! ME DHEMB FATKEQESIA JUAJ.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Efektet anesore te vaksines - Asgje tjeter

      E vrane me vaksinat kriminelet qe i dizenjuan per keto qellime te mbrapshta. Viktime e radhes. Shikoni njerezit dhe familjaret tuajn qe kane marre Pfizer sepse 50% e tyre do te vuajne nga nje semundje ose tjeter. Na e ngopen, sigurisht atyre qe jane vaksinuar.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shmil Pollogasi

      E TRISHTË JETA! KURAJO, kurajo dhe beso se do ngadhnjesh, sepse do të ngadhnjesh! E KALUAR do BËHET!

      Përgjigjjuni
      1. B
        Beni

        Respekte dhe shërim të shpejtë. Hugs and love!❤

        Përgjigjjuni
        1. v
          vertet trondites nji lajm i tille

          nji kengetare me ate ze brilant ,por asnjiher sdo humbur shpresa ,asnjihr si dihet .ne kte bote ndodhin edhe mrekullira

          Përgjigjjuni
          1. A
            Ana petro

            Sherim te shpejt zoti te ndihmoj je nje yll muzike ana petro

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shpresa

              Shpresa vdes e fundit,sherim te shpejte perla e botes Selin ????

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje