Emri: Fqinjë të zhurmshëm.
Mosha: Nga foshnja 'qaramane' deri tek i moshuari me qen.
Pamja: Nuk ka të bëj se si duken; ka të bëj se si dëgjohen.
Si dëgjohen ata? Hapat e zhurmshëm sipër kokës, rrëzimi i objekteve, tërheqja e mobiljeve që lëvizin pa arsye.
Ndoshta e kanë dhe një arsye. Epo, mirë do ishte ta dinim se çfarë është.
Po të bërtasësh? A llogariten të bërtiturat? Jo për interesin tonë - ne po flasim për "ndikimin e zhurmave", një burim kryesor ankesash në pallate dhe një rrezik i mundshëm për shëndetin.
Rrezik për shëndetin? Kush e tha këtë?
Markus Müller-Trapet i Këshillit Kombëtar të Kërkimit në Kanada. Ai pretendon se ekspozimi ndaj këtij lloji të zhurmës së fqinjëve mund të çojë në shqetësime të gjumit dhe madje edhe probleme kardiovaskulare.
Dhe ku u bazua ai për këtë?
Sepse ai sapo prezantoi një punim, të titulluar 'Zhurma nga lart': Një përmbledhje e studimeve në lidhje me bezdinë e perceptuar për shkak të zhurmave ndikuese.
Çfarë janë saktësisht 'zhurmat ndikuese'? Tinguj të dallueshëm të karakterizuar nga fillimi i menjëhershëm- trokitje, përplasje, gërvishje, britma. Ekspertët e akustikës sugjerojnë se ato janë më të bezdisshme sesa tingujt e vazhdueshëm, si biseda ose muzika.
Si e zbuluan këtë? Duke regjistruar një sërë tingujsh ndikues dhe duke ia paraqitur ato subjekteve të testimit për vlerësim.
Fakt: Rritja e punës nga shtëpia i ka bërë fqinjët e zhurmshëm një problem real, me njerëzit që raportojnë se janë bërë më të ndjeshëm ndaj zhurmës që nga pandemia.
Si mund të zgjidhet? Në afat të gjatë, shpresohet se studimi do të ndëgjegjësojë kompanitë e ndërtimit të krijojnë një mjedis më të izoluar.
A nuk mund të ngjitem lart dhe t'u them të mbyllin gojën?
Hmmm, më mirë vendos kufjet!
Shum e sakt, kam nje komshi lart meje qe fmija i tij fillon vrapin ne 10 te darkes, ju kemi then po me ke flet, jan kafsh katunar duhet me perdor dhunen se skemi cbejm.
Ajo që është dukur si dukuri tejet intresante , është që , që fëmi , ka vetëm një person në jetën time - im ungj , vëllai i mamasë - që kur rrufit kafenë , supën ose mllaçitet nuk m'ka kurrë acaruar dëgjesën , ndërsa ç'më përmban pragu e ç'u përmban sa kam njohur , jo se i kam ofenduar - munges edukate , vëmëntje , si t'ia a t'ua terheq vemendjen - por jam munduar ti bind . Ç'humbje kohe me jashtë kohës . ( Mbyll sytë , tkur muskujt okullar për disa sekonda , e hop , çelesh , distancohesh ose shkëputesh nga acarimet , delikate . )