FOTO: Gjendet thesari me vlerë 500 mijë euro në zorrët e balenës së ngordhur në Ishujt Kanarie

5 Korrik 2023, 13:41Lifestyle TEMA

FOTO: Gjendet thesari me vlerë 500 mijë euro në zorrët e

Pas më shumë se një muaji ekzaminime, nga veterinerët e Institutit Universitar të Shëndetit të Kafshëve dhe Sigurisë Ushqimore janë zbardhur shkaqet e vdekjes së një balene.

Arsyeja lidhet me një gur ngjyrë gri qelibari dhe peshë 9 kilogramë e me diametër 60 centimetra, që kishte ngecur në zorrën e balenës së gjetur në La Palma të Ishujve Kanarie.

Guri u gjet shumë afër kolonit distal, çka besohet se i shkaktonte pengim të tranzitit të zorrëve.
Sipas ekspertëve kemi të bëjmë me një sekrecion biliar të ngurtësuar.
“Një gur i ngjashëm me gurin në veshka, i cili ka një vlerë të lartë në sektorin e parfumeve”, thuhet në raportin shkencor.

Ky gur kushton të paktën 500 mijë euro, por për balenën ishte një thesar vërtetë  vdekjeprurës.
Balena në fjalë u gjet e bllokuar në plazhin Nogales, më 21 maj. Patologët veterinarë të Universitetit lokal kishin përjashtuar menjëherë shkaqet antropike në vdekjen e kafshës.

1 Komente

  1. N
    Niku

    Ngushellimet tona me te sinqerta per vdekjen e balenes ne Spanje. Megjithese larg, mendjen e kemi tek ju. Dhimbja juaj duhet te kthehet ne force, qe ta perballoni me sukses kete tragjedi. Me respekt Niku dhe familja

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje