FOTO/ Një tufë pilivesash pushton plazhin, pushuesit: Fundi i botës

30 Korrik 2024, 14:09Lifestyle TEMA
FOTO/ Një tufë pilivesash pushton plazhin, pushuesit: Fundi i

Plazhi në Rhode Island, SHBA, u pushtua nga një tufë pilivesash që vërshuan mbi pushuesit duke shkaktuar panik.

Videot e postuara në rrjetet sociale, ku shfaqen pamjet në plazhin Misquamicut në Westerly mbuluar nga një re pilivesash, u bënë menjërherë virale.

“A po mbaron bota”, "Pushtimi i pilivesave!", “Surreale”, “Duhet të kenë qenë me qindra mijëra pilivesa”, ishin disa nga komentet e bëra nga pushuesit që ndodheshin aty në momentet kur insketet pushtuan vendin.

Sipas studiuesve, tufa vërshoi jashtë periudhës tipike të migrimit që është zakonisht midis mesit të gushtit dhe mesit të shtatorit. Pilivesat zhvendosen nëse habitatet e tyre të kënetave dhe moçaleve thahen. 

Sipas tyre, ato janë një pjesë kyçe e ekosistemit, pasi hanë mushkonja dhe insekte të tjera të dëmshme dhe gjithashtu shërbejnë si ushqim për zogjtë dhe madje edhe bimët mishngrënëse.

Studiuesit shpjeguan se kushdo që has një fenomen të tillë nuk ka arsye të ketë frikë.

1 Komente

  1. P
    Po vijne Karkalecat nga Shengjini merni masa

    Si ka mundesi qe nuk paska plazh privat me shazhllone se po te kishte keta pushues do kishin shpetuar se do fshiheshin poshte shazhlloneve prandaj Ju pushues ne Shqiperi mos u merzitni por i kerkoni qeverise ta boj bregdetit 100% privat

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje