FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy, aty ku droga, nudizmi dhe VIP-at botërore nuk mungonin

24 Shtator 2024, 12:50Lifestyle TEMA

FOTOT/ Brenda festave të shthurura të Diddy, aty ku droga, nudizmi dhe

Një video e re e Sean Diddy Combs nga festa e tij e shthurur në Hamptons, është rishfaqur në rrjet. Në video shfaqet reperi duke i thënë mysafirëve në një nga White Partyt legjendare se ishte koha që fëmijët të shkonin në shtëpi dhe të fillonte festa e vërtetë.

Në pamjet e siguruara nga DailyMail, Diddy, 54 vjeç, qëndron në këmbë, me gotë shampanjë në dorë, si një diktator në ballkonin e tij.

“Ju kemi ushqyer të gjithëve, ju kemi dhënë pije, tani është koha për të shijuar jetën”, thotë ai. “Fëmijëve u ka mbetur edhe një orë pastaj kjo gjë kthehet në diçka që kur të rriteni, kjo është diçka në të cilën të gjithë do të dëshironi të arrini… kështu që le të fillojmë të ngremë dollinë tonë, lërini fëmijët larg.”

Imazhet e marra nga DailyMail tregojnë listën e të ftuarve që të gjithë aktualisht kanë qëndruar të heshtur që nga arrestimi i manjatit të muzikës në Nju Jork në fillim të kësaj jave. Yjet si Howard Stern, Kelly Osbourne, Aretha Franklin, Leonardo DiCaprio, Martha Stewart, Jay-Z dhe Beyonce, Mariah Carey dhe bashkëshorti Nick Cannon, Tommy Lee dhe Pamela Anderson, Kim Kardashian janë parë shpesh në këto festa.

Në fotot e shkrepura në festën e parafundit të Diddy-t në vitin 2008, shfaqen vajza gjysmë të zhveshura në pishinë. Në të tjera, dy vajza, të veshura vetëm me bikini, puthen ndërsa hedhin shampanjë mbi lëkurën e tyre të zhveshur.

Swoope dhe të tjerë kanë folur edhe për drogat që ishin të pranishme si ekstazi, kokaina. Në mënyrë të frikshme, Swoope pretendoi se Diddy i tha atij: Unë mund të detyroj këdo të bëjë gjithçka sepse kjo jetë është ajo që ata duan, dhe unë i mora çelësat.

2 Komente

  1. ,
    ,,,,

    Kjo pra eshte "elita" e Yjeve dhe VIPave qe na eshte sevirur deri tani, perverse dhe pedofile. Prisni skeni pare gje akoma. Ne foton e pare eshte JLo per te cilen flitet se ka bere seks me meshkuj nen moshe gje me te cilen shimpazeja Didi e shantazhonte. dhe jo vetem ate pasi cdo orgji filmohej fshehurazi.

    Përgjigjjuni
    1. ,
      ,,,,

      Kjo pra eshte "elita" e Yjeve dhe VIPave qe na eshte sevirur deri tani, perverse dhe pedofile. Prisni skeni pare gje akoma. Ne foton e pare eshte JLo per te cilen flitet se ka bere seks me meshkuj nen moshe gje me te cilen shimpazeja Didi e shantazhonte. dhe jo vetem ate pasi cdo orgji filmohej fshehurazi.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje