
Sportistja e re italiane, Lara Colturi, është pajisur me pasaportën shqiptare, të cilën ia ka dorëzuar ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit shprehet përmes një reagimi se ajo do të garojë këtej e tutje për ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.
Ndërkohë pasaporta jonë i është dhënë gjithashtu vëllait të saj të vogël dhe nënës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike, e cila do të drejtojë tashmë ekipin tonë kombëtar në sportin e skive.
Më poshtë reagimi i plotë i ministrit Çuçi:
“Kënaqësi e veçantë t’i jap pasaportën shqiptares më të re, Lara Colturi, e cila do të garojë shumë shpejt me flamurin tonë kombëtar në sportin e skive.
Me kombësi dhe gjithashtu shtetësi italiane, Lara është një sportiste plot talent dhe shumë premtuese, me të cilën Shqipëria i ka të gjitha shanset të ketë një kampione olimpike.
Edhe nëna e Larës, Daniela Ceccarelli, një ish kampione olimpike në sportin e skive, tashmë do të drejtojë ekipin tonë kombëtar në këtë disiplinë. Një falënderim i veçantë për “kumbarin” e kësaj iniciative, presidentin e Federatës së Skive, Elvis Toçi dhe kryetarin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli.
Falë vendosmërisë së tyre dhe kontributit të çmueshëm kjo nismë u kurorëzua me sukses. Mbarë e mirë në karrierën tuaj tashmë për flamurin kuqezi dhe ta gëzoni pasaportën shqiptare”, shprehet Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Absolutisht asnje foto me ski: bravo gazetari!
Ja paska ngrit karin Bledi Cucit, se ngeli duke i rene me dore i shkreti, i ngeci rama gruan e vet
Kemi ndonje impiant skish ne? Se besoj. Nisme e mire por sport i shtrenjte ky do shume leke.
ski ne uje ben kjo? apo ne shtrat? se aty bejme te gjithe...
Siete bellissimi ...
ka lezet ti jepet pashaporta shqiptare kesaj familje, qe do te kontriboje sadopak per shqiperine me talentin e tyre, se u mbyten duke u dhene shtetesi shqiptare arabeve dhe indianeve qe s'kane asnje lidhje me shqiperine, por vetem na shemtojne racen tone.