FOTOT: Hoqi dorë nga rolet mbretërore por jo nga veshjet luksoze, paraqitjet e ‘bujshme’ të Meghan Markle

18 Dhjetor 2022, 15:22Lifestyle TEMA

FOTOT: Hoqi dorë nga rolet mbretërore por jo nga veshjet luksoze,

Një nga skenat më të luajtura në serinë e re të dokumentarëve të Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në Netflix tregon mënyrën si vishet Meghan.

Dukesha i ka flokët të kapur me një ‘schrunchie’ dhe ka veshur një pulovër komode mbi një komplet pizhamesh. Deri në këtë moment, gjithçka duket mirë!

Por  sa “normale” është orkideja e bardhë perfekte, batanija Hermès apo pizhamet La Ligne 250 euro? Nga dhjetëra veshjet e paraqitura në secilin nga tre episodet e para të serialit të ri të Netflix, secila është e mirëmenduar. Meghan pretendon se dëshiron që njerëzit ta shohin atë si një person të thjeshtë, por në këto tre episode është e qartë se garderoba e saj nuk është aspak e tillë.

Ajo vazhdimisht pretendon se nuk ka asnjë ide për markat e rrobave, megjithatë veshjet e saj në Netflix mund të shërbejnë si një mjet për imazhin e saj publik.

Ka shumë foto të veshjeve të saj në evenimentet e mëdha mbretërore. Por ka edhe veshje që nuk janë parë kurrë më pare,  në video dhe foto private.

Meghan ushqen pulat në shtëpinë e saj në Montecito e veshur me pizhame elegante, por të buta Eberjey, me Lilibet në karrocën e saj ndërsa thotë se i lejon njerëzit të shohin ‘botën e tyre’.

Ajo flet e përlotur në kamerën e telefonit të saj, e sapodalë nga dushi me flokët e mbështjellë me një peshqir, e veshur me një këmishë të stilistit Misha Nonoo. Ka fotografi që ajo ndau nga pushimet e saj para Harry-t me stilisten dhe shoqen e atëhershme Jessica Mulroney.

Po ashtu ekzistojnë foto intime të saj me Harry-n në Botsvanë dhe në takimet e tyre të para. Meghan ka pasur gjithmonë një aftësi për të dërguar mesazhe me zgjedhjet e saj të stilit. Mbani mend kur ajo veshi këmishën e stilistit Nonoo në takimin e saj të parë publik me Harry-n. Shikoni dokumentarin dhe do të dalloni bluzën ‘In Love’ dhe gjerdanin ‘H’,  blerjet e bëra në takimet e para të çiftit.

Meghan flet edhe për ‘protokollet’ mbretërore që supozohet se nuk i dinte, por në ngjarje të zhvilluara në pallat ajo nuk ka veshur kurrë geta apo të ekspozonte supet.

Lidhur me stilin e saj flet dhe Harry i cili shprehet: Në setin tonë të parë fotografik në Sandringham ajo s’dinte çfarë të vishte, unë mund t’i sugjeroja vetëm bazuar te mënyra si vishej ime më. Nuk e dija se çfarë duhet të veshë një grua.

Dokumentari prek dhe marrëdhënien e Meghan dhe Kate Middleton, që nga fakti se ato nuk janë të afërta e deri te diferenca në mënyrën si vishen. Në klip shfaqet Meghan me një fustan madhështor me vlerë 1700 euro ndërsa Kate e ulur pranë saj, me një fustan shtatzanie të markë së famshme Seraphine.

A ishin vërtet kaq keq marrëdhëniet mbretërore, edhe në këtë fazë, sa kunatat nuk u koordinuan në veshje? Seri të reja priten në Netflix ndërsa me shumë siguri, pas çdo veshjeje fshihet një histori.

Lini një Përgjigje