
Madonna ka rikujtuar mënyrën sesi tejkaloi kufijtë artistikë në fillim të karrierës së saj duke iu ‘hapur’ rrugën artisteve më të mëdha sot, si Miley Cyrus, Dua Lipa dhe Katy Perry.
Ndërsa zbuloi se pothuajse ishte arrestuar për simulimin e masturbimit në turneun e saj Blonde Ambition në vitin 1990, ylli i popit lavdëroi veten për vendosjen e normave të reja për artistet femra në skenë.
“Policia më kërcënoi se do të më arrestonte tre herë ndërsa udhëtoja nëpër botë duke performuar Like A Virgin – gjatë turneut Blonde Ambition”, shkroi ajo në një sfond bardh e zi të saj nga performanca e famshme.
Ajo vazhdoi postimin në Instastory duke shkruar: “Vatikani anuloi të gjitha shfaqjet e mia në Romë! Shihni si e shtrova rrugën për ju k*rva??’
Më parë, krijuesja e hitit Holiday foli për marrjen e paralajmërimeve nga policia lokale gjatë natës së tretë në SkyDome të Torontos në turneun e saj të tretë të koncerteve.
Në film, ajo mori një mesazh nga ‘një përfaqësues nga zyra e DA’ që shprehte shqetësimin për ‘performancën e saj të pamoralshme live’.
Si përgjigje, ajo i tha ekipit të saj: “Unë nuk po e ndryshoj shfaqjen time “.
Gjatë shfaqjes, Madonna, e cila është e njohur për performanca provokuese seksuale dhe video muzikore të diskutueshme, guxoi duke prekur veten dhe duke u përkulur në një shtrat para një publiku live.
Gjatë gjithë karrierës së saj, e cila ka zgjatur më shumë se katër dekada, nëna e gjashtë fëmijëve ka qenë gjithashtu e zëshme për mbështetjen e kauzave në të cilat ajo beson, si mbështetja e komunitetit LGBTQ dhe e drejta e një gruaje për abort.
Kjo dihet boterisht, qe ti ke qen " nena kurv".
Kjo eshte Madona , nuk quet kurve …
Italiane, dihet kjo!!! Ata hapin shtegun e pare ne cdo fushe!!!
ik o rrot ......gjykon ti italine!! shko pra, ngri ne qiell francen gjermanine hollanden apo anglinë......ku degjenerimi ka arritur kulmin, dhe kur nuk degjerohen, punojne. Italia o zoti injorant eshte TOP ne: humanizem, dedikim ne profesion, familje, super inxhinjeri, farmaceutikë, mjekesi por edhe mode apo sektor televiziv.
Entose e respektoj mendimin tend por te shash Italianet dhe harron se cfare po bejn Shqiptaret eshte e padrejt. Te uroj sukses.
Është vlerë e shtuar të dish kush je dhe për çfarë bën. Na trego ndonjë aset që ke ti më shumë se ato që kanë lindur para dhe pas teje.
Hapja e shkatrrimit të vlerave në artin muzikorë
Mbreteria e te degjenuarve.
Me ne fund e kuptuam se nga ku dhe kur, ka filluar humbja e vlerave te verteta te femres.
Pikërisht.
Amen to that !
Madona eshte entitet ne muziken pop