
Mes zërave për ndarje, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së fundmi janë parë së bashku në publik.
Në pamjet e siguruara nga mediat ndërkombëtare, çifti po ecnin krahë për krahë njëri-tjetrit, ndërsa aktori mbante në dorë një shportë të madhe.
Në foton që po bën xhiron e rrjetit, ata dukeshin të mërzitur, ndërsa JLo me syze në sy mbante kokën e ulur.
Një nga të afërmit e tyre tha se Jennifer dhe Affleck duan të kalojnë pak kohë të ndarë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.
“Ata duan të qëndrojnë vetëm për një kohë, për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, tha burimi për US Weekly.
Ai shpjegoi gjithashtu se stili i jetesës që secili prej tyre ka zgjedhur nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij.
Jennifer Lopez, megjithatë, nuk duket aq e prirur për t’u fokusuar në problemet në marrëdhënien e tyre tani, pasi ajo është e zënë me fillimin e turneut të saj.
“Ajo është shumë e fokusuar në punën e saj. Detyrimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe janë shtuar”, tha burimi, duke përfunduar.
Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh, tregon se dalëngadalë po i drejtohen sërish drejt divorcit.
Lini një Përgjigje