FOTOT: "Si e lashë të ndodhte"/ Aktorja e njohur pendohet për skenat nudo gjatë karrierës së saj

11 Gusht 2022, 10:01Lifestyle TEMA

FOTOT:  "Si e lashë të ndodhte"/ Aktorja e njohur pendohet

Për ne mund të jetë një nga personazhet më të dashur të ekranit për rolet e saj në “Mamma Mia”, apo dramën e famshme për adoleshentë “Mean Girls”, por ajo shprehet e penduar për një pjesë të karrierës së saj.

Bëhet fjalë për aktoren Amanda Seyfried, e cila së fundmi ka treguar shumëçka në një intervistë. Në vitet e saj të adoleshencës, Seyfried luajti në telenovelat As the World Turns dhe All My Children, ku asaj iu kërkua të bënte disa skena nudo.

Gjatë intervistës ajo u shpreh se ka reflektuar mbi këtë pjesë të karrierës së saj dhe nuk është aspak krenare.

“Të jesh 19 vjeç, duke ecur pa të brendshme – si, po tallesh me mua?” tha Seyfried. “Si e lashë të ndodhte?” Oh, e di pse: isha 19 vjeç dhe nuk doja të mërzitja askënd dhe doja të vazhdoja punën time. Kjo është arsyeja pse,”-u shpreh ajo.

Tani një nënë e dy fëmijëve dhe e martuar me aktorin tjetër Thomas Sadoski, Seyfried gjithashtu ka disa shqetësime për një nga personazhet që e bëri të famshme: Karen Smith nga Mean Girls.

Në një intervistë me Marie Claire në fillim të këtij viti, Seyfried tha se ajo nuk është një fanse e skenës tashmë virale në të cilën Karen thotë se mund të parashikojë motin me gjoksin e saj. Aktorja tha se “ndihej e mërzitur” kur burrat citonin rreshtin. “Isha si 18 vjeçe”, shtoi ajo. “Ishte thjesht bruto.”

 

Lini një Përgjigje