Një grua nga Arizona është arrestuar pasi i dërgoi mbi 65.000 mesazhe një burri me të cilin kishte pasur vetëm një takim. Ngjarja, që ka shokuar opinionin publik amerikan, është bërë virale për përmasat e saj të jashtëzakonshme.
Gjithçka nisi kur çifti u njoh në një aplikacion takimesh. Pas takimit të parë, burri vendosi të mos e vazhdonte më njohjen, por ajo nuk e pranoi refuzimin dhe filloi t`i shkruante mesazhe, madje dhjetëra çdo ditë.
Ato që në fillim ishin mesazhe të shpeshta, shumë shpejt morën ton kërcënues. Mediat raportojnë se ndër mesazhet e saj ishin shprehje si: "Do doja të bëja një dush me gjakun tënd" apo "Më mungon... por mund edhe të të vras". Këto mesazhe krijuan një ndjenjë frike të vazhdueshme te burri, i cili në fund vendosi të njoftonte autoritetet.
Policia ndërhyri kur gruaja u kap para shtëpisë së tij, me një thikë dhe disa objekte të tjera në makinë, gjë që çoi në arrestimin e menjëhershëm për akuzat e stalking, kërcënime dhe shkelje të pronës private.
Përveç shifrave alarmante (65.000 mesazhe nënkuptojnë mesatarisht rreth 180 në ditë për një vit), rasti ka ndezur debat për sigurinë në aplikacionet e takimeve dhe vështirësinë e përballjes me refuzimin emocional, një temë që shpesh anashkalohet.
Përdoruesit në rrjete sociale e kanë cilësuar ngjarjen si një “fiksim i sëmurë”, ndërsa të tjerë kanë theksuar rrezikun që sjell neglizhimi i shenjave të para të sjelljeve toksike apo të dhunshme.
Ky rast është një kujtesë e fortë se sa e rëndësishme është të mbrojmë privatësinë tonë, të dallojmë sinjalet alarmante dhe të kërkojmë menjëherë ndihmë kur një situatë del jashtë kontrollit.
Qe te ndalet nje grua se po moleston nje burre duhen 65 mije mesazhe. Qe te ndalohet nje burre se ka molestuar nje grua mjafton vetem nje mesazh qe eshte derguar jashte orarit zyrtar.
Shoqe me grida sumen dhe albana vokshin qe lene jeten pas hajdarit, Grida desh hoqi breket ne parlament
Ka psikopate edhe ne Shqiperi nga keto...po te shkosh ne polici jam i sigurte te qeshin ne fytyre...
Stalking??? Moleston??? Apo thjesht perndjekje o shqiptar analfabet..
Paske usually 2 llafe inglisht o Teut' e Modhe... mashallah..
Kjo thjesht është e sëmurë psikike.