Gruaja urdhërohet të paguajë punëdhënësin pasi softueri tregon "vjedhje të kohës"

14 Janar 2023, 11:50Lifestyle TEMA

Gruaja urdhërohet të paguajë punëdhënësin pasi

Një grua kanadeze është urdhëruar nga gjykata të kompensojë ish-punëdhënësin e saj për "vjedhje të kohës" pasi ajo u kap në flagrancë nga softueri.

Shënim: Vjedhja e kohës është një term që përdoret për të përshkruar situatat kur një punonjës merr pagesë për kohën që nuk ka punuar në të vërtetë. Kjo konsiderohet si vjedhje e kohës së kompanisë. Vjedhja e kohës ndodh kur një punonjës nuk punon gjatë kohës që është në punë, ose nuk është në punë kur supozohet të jetë.

Karlee Besse, e cila punonte në distancë si kontabiliste, fillimisht pretendoi se u pushua nga puna pa shkak vitin e kaluar dhe kërkoi 5,000 dollarë kanadezë dëmshpërblim.

Mirëpo kompania, Reach CPA, i tha gjykatës se Beese kishte kaluar më shumë se 50 orë në gjëra që nuk kanë lidhje me punën. Reach tha se instaloi softuerin e gjurmimit të punonjësve, TimeCamp, në laptopin e punës së Besse pasi zbuloi se puna e saj nuk përfundonte brenda afateve, një strategji që kompanitë po e ndërmarrin gjithnjë e më shumë në epokën e punës në distancë.

Softueri gjurmon sa kohë është i hapur një dokument, si e përdor punonjësi dokumentin dhe regjistron kohën si punë. Besse tha se kishte printuar dokumente për të punuar (pra, prandaj nuk e kishte përdorur shumë kompjuterin). Kompania tha se softueri gjithashtu gjurmon printimin - dhe rezultoi që pak dokumente ishin regjistruar si të printuara.

Gjykata hodhi poshtë pretendimin e Besse dhe e urdhëroi atë të paguante 2,459 dollarë kanadezë si dëmshpërblim për kompaninë.

1 Komente

  1. M
    Media duhet të thojë të vërtetën

    https://sot.com.al/bota/termeti-i-fuqishem-shkund-vendin-shume-prane-shqiperise-ja-sa-ishte-magnitu-i562967 Shënim: Shiko si tallet media Sot me lexuesit! Thotë tërmet i fuqishëm, dhe kur klikon artikulli del tërmet 2.7 ballë. Madje Shërbimi Sizmologjik i Burimeve Njerëzore njoftoi në Twitter se ishte një tërmet me magnitudë 2.9 i shkallës Rihter. Lajme sa për klikime! Kjo quhet mashtrim ose vjedhje. Madje me pasaktësi në raportimin e lajmit. Kur mashtron media hapur fare për ca klikime më shumë, imagjinoni të tjerët! Ka punë por nuk ka profesionistë, ose dhe kur ka janë thjesht hajdutë, hajdutë të parave, të klikimeve, etj!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje