Këngëtarja e njohur shqiptare: Të dashurit i kontrolloj telefonin fshehurazi, fshin mesazhet para se të vijë në shtëpi

14 Janar 2023, 09:20Lifestyle TEMA

Këngëtarja e njohur shqiptare: Të dashurit i kontrolloj telefonin

Rozana Radi dhe partneri i saj Shpëtimi kanë një lidhje të konsoliduar prej 10 vitesh, e cila disa muaj mëparë u përfol se kishte marr fund.

Këtyre zërave iu përgjigj vetë këngëtarja, e cila u shpreh se janë vetëm thashetheme te përhapura nga mediat dhe çifti vazhdojnë shumë të lumtur bashkëjetesën e tyre.

E ftuar së fundmi në emisionin 'Glamour Zone', përballë moderatores Ester Bylyku, Rozana zbuloi çmenduritë që bën për partnerin e saj.

Ester Bylyku: Më thuaj të vërtetën, a ia kontrollon telefonin fshehurazi ndonjëherë partnerit?

Rozana Radi: Gjithmonë, gjithmonë, dhe nuk kam nevojë të mendohem fare përpara se të përgjigjem.

Ester Bylyku: Pse? Ke kapur ndonjë gjë që nuk i beson?

Rozana Radi: Nuk kam kapur asgjë, por e kam fiksim t`ja kontrolloj. Nëse e merr telefonin do gjesh patjetër diçka edhe nëse është ndonjë mesazh pa të keq. Unë  di këtë dhe vazhdoj ta kontrolloj (qesh). Prandaj i them publikisht Shpëtimit të ndryshojë kodin e telefonit. Por gjithësesi burrat i fshinë mesazhet para se të vijnë në shtëpi (qesh).

Rozana rrefeu dhe të vërtetën e marredhënies me reperin Noizy.

Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme 'Fly' dhe 'Mr.Yesterday', dyshja u përfol se kishin patur konflikte me njëri-tjetrin dhe i kishin dhënë fund miqësisë së tyre.

Por si është e vërteta? Gjatë bisedës me moderatoren Ester Bylyku, Rozana Radi tha:

"Unë dhe Noizy nuk jemi zënë asnjëherë. Kurrë nuk kemi patur konflikte me njëri-tjetrin. Ai është shumë djalë i mirë. Thashethemet se kemi bëre sherr, janë përhapur sepse unë dikur kam thënë që nuk dëgjoj rap.

Ndërsa në një rast tjetër kam thënë se kam dëgjuar këngën e Stresit 'Lambo', njerëzit janë keqkuptuar dhe kanë menduar se kam thumbuar Noizyn. Por nuk është e vërtetë."

A do të ketë një bashkëpunim të tretë mes tyre, Rozana Radi përgjigjet:

"Kurrë mos thuaj kurrë. Ndoshta ne kemi një surprizë që nuk duam ta zbulojmë."

5 Komente

  1. L
    Lomy

    Sot qeni im dhjeu dy here para pallatit. Pastaj ra pak shi….

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sa njynaf

      Si mund t jetoi ai njeri me nje psikopate ai ty ce i kontrollon telefonin, gjynat e paske mor n qaf cunin e huj.

      Përgjigjjuni
      1. .
        ...

        E kujt i plasi kari per keto lajme idiote qe botoni

        Përgjigjjuni
        1. T
          Turi

          Pidh shkerdhat

          Përgjigjjuni
          1. k
            koh te veshtira per me jetu pak tradheti

            kush s'tradhetoj dhe ate gje s'e shijoj !

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje