
SHBA ka mbledhur 510 raporte për fenomene ajrore të paidentifikuara, ose UFO-t , shumë prej të cilave fluturojnë në hapësirën ajrore ushtarake, duke shënuar një rritje të trefishtë në krahasim me vitin 2021.
Në një përmbledhje të raportit të deklasifikuar të sapo publikuar, Pentagoni tha se megjithëse nuk kishte prova të jashtëtokësorëve, UFO-t përbëjnë një kërcënim.
“Unë mendoj se një nga pikat kyçe në këtë raport, duke pasur parasysh rrezikun e mundshëm që paraqesin fenomenet e paidentifikuara , është se nuk ka pasur përplasje të raportuara të avionëve ushtarakë ose avionëve amerikanë”, u shpreh Gjeneral Ryder, sekretar i medias në Pentagon.
Raporti vjen pas thirrjeve nga Kongresi që ushtria dhe komuniteti i inteligjencës t’i marrin më seriozisht UFO-t.
Vitin e kaluar, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së hapi zyrën për zgjidhjen e anomalive në të gjitha fushat, për të analizuar raportet e objekteve të paidentifikuara, shumë prej të cilave vijnë nga pilotët e marinës dhe forcat ajrore amerikane.
Shumë raste mbeten të pashpjeguara. Autoritetet ushtarake të SHBA shpresojnë se zyra do të ndihmojë në zbulimin e aftësisë së spiunazhit të rivalëve.
Lini një Përgjigje