Hëna e kuqe për 82 minuta dhe pothuajse 6 miliardë njerëz do të kenë mundësinë ta shohin

10 Shkurt 2026, 15:45Lifestyle TEMA
Hëna e kuqe për 82 minuta dhe pothuajse 6 miliardë njerëz do

Më 3 mars 2026, qielli i natës do të ofrojë një nga ngjarjet më spektakolare astronomike të vitit, një eklips total hënor, i njohur ndryshe si “Hëna e Kuqe” (Blood Moon). Ky fenomen ndodh kur Hëna kalon brenda hijes së plotë të Tokës, duke marrë një nuancë të kuqe apo bakri për disa minuta dhe duke krijuar një pamje magjike që mund të shihet me sy të lirë pa ndonjë pajisje speciale. 


Ky është eklipsi total hënor i vetëm i vitit 2026 dhe fenomeni i fundit i këtij lloji deri në vitin 2028/2029.  
Gjatë fazës së totalitetit, Hëna do të duket me një ngjyrë të kuqe të thellë për rreth 58 minuta, ndërsa gjithë procesi, përfshirë fazat para dhe pas totalitetit, do të zgjasë disa orë.  

Fenomeni do të jetë i dukshëm për shumë njerëz në botë, sidomos në Amerikën e Veriut dhe Jugut, Azinë Lindore, Australinë, Oqeaninë dhe rajone të tjera të Paqësorit. Megjithatë, në disa pjesë të Evropës dhe Afrikës, Hëna mund të jetë nën horizont gjatë fazës kryesore të eklipsit, dhe shikimi plotësisht i tij mund të mos jetë i mundur. 

Ngjyra e kuqe shfaqet për shkak të dritës së diellit që kalon përmes atmosferës së Tokës, atmosfera vepron si një lente që përhap dritën, duke zhvendosur spektrin e ngjyrave të kaltër dhe duke lënë nuancat e kuqe të ndriçojnë sipërfaqen e Hënës. 

Ky event astronomik pritet të jetë një moment i jashtëzakonshëm qiellor që mund të shijohet nga miliona njerëz në të gjithë botën një shfaqje e natyrës që nuk duhet humbur!  

2 Komente

  1. B
    Bota dhe NDERGJEGJESIMI !

    Hena ne dac e kure ne dace e Verde apo e Bardhe te shfaqet ! Deri sa njerezimi kudo ne Bote nuk ndergjegjesohet me secilin ndaj njerit tjetrit po ashtu dhe Zyra kudo qofshin qe sherbejne po njerezimi ! duhet NDERGJEGJESIMI i secilit qe te jetojme te qehte dhe te Gezuar ... Perndryshe sic po Jetohet dhe mungesa e NDERGJEGJESIMIT nga secili , Bota ka mare fund dhe fundit nuk e sjedhen Natyra por vete njerezimi nga mungesa e NDERGJEGJESIMIT ..

    Përgjigjjuni
    1. .
      .

      Pamje shume te bukura

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje