Historia prekëse: I riu hero që shpëtoi 24 persona gjatë stuhisë në Nju Jork

31 Dhjetor 2022, 09:24Lifestyle TEMA

Historia prekëse: I riu hero që shpëtoi 24 persona gjatë

Një 27-vjeçar u bllokua brenda makinës së tij gjatë stuhisë vdekjeprurëse të Buffalo në Nju Jork javën e kaluar. Por ai arriti shpëtojë jo vetëm veten, por edhe dhjetëra të tjerë. Tashmë janë të shumtë që e konsiderojnë atë një hero.

Jay Withey arriti të hyjë në një shkollë që gjendej aty pranë duke thyer xhamin e një dritareje. Por nuk qëndroi brenda. Ai u kthye sërish jashtë në stuhi për të marrë të tjerë persona që kishin mbetur në të ftohtë. Numërohen të paktën 24 persona që ishin bllokuar në rrugë dhe që ai mundi t’i shpëtojë. Të paktën 39 vdiqën në Buffalo, një nga më të goditurat nga stuhia.

“Ishte hera e vetme në jetën time që mendoja se do të vdisja” – tha zoti Withey në një intervistë në radio lokale. Policia lokale që zbuloi veprimet e të riut kur pa kamerat e sigurisë e quajti heroik aktin e tij. Policia postoi edhe një mesazh në rrjetet sociale në mënyrë që njerëzit ta falënderonin gjestin e bërë. Të premten e 23 dhjetorit, Withey u bllokua në rrugë me kamionin e tij.

“Dëbora u grumbullua përballë kamionit tim. Dëgjoja njerëz që po ngrinin për vdekje në makinat e tyre. Ishte një moment shumë i frikshëm”rrëfeu ai.

I dëshpëruar, ai shkoi në një lagje aty pranë për ndihmë dhe trokiti në dyert e disa shtëpive. Çdo herë iu mohua ndihma për të hyrë brenda. Ai u detyrua të kthehej në makinën e tij. Në një moment tek xhami iu afrua një grua e moshuar që i kërkoi të hynte në makinë. Ata bënë turne së bashku duke ndezur dhe fikur makinën gjatë gjithë natës në mënyrë që të ngoheshin. Megjithatë erdhi një moment që karburanti mbaroi. Ai thirri policinë, por iu tha se nuk kishin mundësi ta ndihmonin.

Në atë moment ai pa shkollën. Theu një dritare klase dhe hyri në lokalin e shkollës ku kishte ushqim dhe ujë. Pas pak ai doli përsëri në të ftohtë duke shpresuar të shpëtonte më shumë njerëz.

“Eca derisa qava. Eca derisa nuk munda më” – tha ai. 24 personat që ai shpëtoi qëndruan në shkollë derisa stuhia u qetësua të nesërmen. Withey tha se ndihej i përulur dhe mirënjohës. Por edhe pak fajtor. Për këta ai la një shënim në shkollë për policinë.

“Më vjen tmerrësisht keq që hyra në shkollë. Më duhej ta bëja për të shpëtuar të gjithë” – shkruan ai në letrën që ka lënë pas. 

A handwritten note from Jay Withey

Policia i ka vlerësuar përpjekjet e tij si heroike. “Vetohimi që njerëzit treguan për të ndihmuar të tjerët gjatë stuhisë është ajo nga e cila është krijuar në të vërtetë Nju Jorku. Ky grup njerëzish të mrekullueshëm u kujdesën për njëri-tjetrin dhe për ndërtesën ku gjetën strehim” – shkroi Departamenti i Policisë në faqen e tij në Facebook. 

10 Komente

  1. Z
    Zana

    Dedës i rruan bythën ai.

    Përgjigjjuni
    1. $
      $antiago-@-Chil€

      Koment të bukur që paske bërë ???????? . Deda hero filmi , kurse ky hero i vërtetë.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Preng Pjetri

        Unë kam lindur atje ku Deda i vertetë(Pjeter Llesh Doda) ka varrin prandaj iluminoje trurin vëlla.

        Përgjigjjuni
    2. S
      Shqipetar i Jugut

      Akt heroin, vërtet. Por kjo nuk ndodh vetem ne Amerikë. Heronj te tillë të heshtur ka kudo ne të gjithë botën. Ka ne Shqipëri plot, por nuk promovohen, ose nuk i jepet zë lines kaq shumë. Edhe ky djali ne SHBA është bere i degjuar ne saje të mediave sociale qe bejne virale akte të tilla ne punë minutash. Kur kam jetuar ne Kukes, kam.pare me sytë e mi se sa të dashur, të respektuar, mikprites jane kukesianët edhe me njerez qe nuk i njohin fare. Po të zuri nata rruges, çdo shtepi kukesiane është e hapur per "jabanxhiun", per mikun e panjohur "qe ta bie Zoti me derë të shtëpisë". Si "jabanxhi" ne Kukes per shumë vjet e kam provuar mikepritjen kukesiane, dhe pasi kishim pire kafe, ishim rehatuar, dhe kishim dredhur nje "cinare duhan", i zoti i shtëpisë me pyeste "po nga te kemi or ti djalë, dhe si e ke emrin." Ishte ofendim ta pyesje mikun "kush je", sa hynte ne derë. Prandaj, para se të flisni per "maloket" lajeni gojen mire, sepse zakonet e tyre perbejne traditat me të bukura shqipetare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari nga Shqiperia nje jete ne emigracion

        Ka ne Shqiperi te till heronj po nuk promovohen ?? Ku qe nuk i paskami degjuar dhe nuk i paskemi ditur ?? Se une nuk kam degjuar te tilla raste per dekada te tera ....mos ngatro mikpritjen me heroizmin ...po nuk e kuptove botimin ka shancin ta lexosh jo nje por 50 here , besoj se atehere do besh dallimin midis mikpritjes dhe heroizmit ..... Po , ke te drejte , mu kujtua nje rast heroizmi i papare .....Ne Shqiperi ka heronj si Bardh Spahia , te kujtohet Bardh heroi i Shkodres qe dogji shkollen dhe e lavderuan ...ja per te tilla heroizma jane shqipteret ..... Do kalojne shume shume vite ta kuptojne shqipteret ndihmen pa interes te dikujti qe eshte ne rezik .....do te deshiroja shume te besoja te kunderten , sinqerisht po ta them , vec do te ishte peralle dhe perallat nuk besohen ....

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tr

        Bravo! Qe ke treguar Vlerat e tua te LARTA te nje heroi. ZOTI ta ka dhene kete Shanc dhe ti e tregove Veten. SOT NUK GJEN NJEREZ TE MIRE DHE TE DASHUR. MOTER DHE VELLA JANE ARMIQ ME NJERI TJETRIT.

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arbereshi

          Shqiptaret jane mikprites nga Kosova Makedonia Mali i zi Albania dhe Cameria! Or taj!

          Përgjigjjuni
          1. ?
            ????????

            ????????♥️

            Përgjigjjuni
            1. S
              Simon

              Shiptar me emrin withy, sa ka ec shkenca. A u shkerdhefsh ne sume ti, heroizmi jot, buffalo e nturre tsumes!

              Përgjigjjuni
              1. I
                I Duruari

                O Simon, po ku e lexove që Jay Withey është shqiptar?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje