Icardi merr hak ndaj Wanda Narës pas ndarjes, i bllokon të gjitha kartat e kreditit

4 Gusht 2024, 16:00Lifestyle TEMA
Icardi merr hak ndaj Wanda Narës pas ndarjes, i bllokon të gjitha

Wanda Nara ndryshe nga Mauro Icardi, po e shijon ndarjen. Thuhet se Mauro Icardi ka humbur 6 kilogramë në një kohë të shkurtër dhe është zhytur në depresion pas ndarjes, ndërsa Wanda Nara po shijon pushimet në plazhet e bukura të Majamit, Florida (SHBA).

Por pushimet e Uandës nuk kanë zgjatur shumë, pasi në shenjë hakmarrje futbollisti milioner ka vendosur që t’i heqë asaj të drejtën për të përdorur paratë e tij.

Sipas gazetares Majo Martino, Wanda Nara është befasuar kur ka mësuar se i janë bllokuar të gjitha kartat e kreditit.

Duket se prezantuesja argjentinase nuk e ka menduar mirë situatën.Edhe avokatja e Wanda Narës, e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Nuk është gënjeshtër, por e kundërta. Është realiteti, që mund të ndryshojë, por është realiteti. Nuk e di se nga doli ky lajm, por është i vërtetë. Burrat e përdorin shpesh si armë për të ushtruar presion.

Në çështje me të cilat kam punuar për 50 vite, gjëja e parë që bëjnë burrat është që bllokojnë kartat e kreditit dhe nuk paguajnë për rritjen e fëmijëve”, - tha ajo.

2 Komente

  1. J
    Jorgo

    "... per rritjen e femijeve...."

    Përgjigjjuni
    1. A
      Arber

      Rriten femija ne plazhet e Maiemit apo rriten hormonet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje