Karamele për një vaginë aromatike dhe të shëndetshme

19 Shkurt 2023, 20:50Lifestyle TEMA

Karamele për një vaginë aromatike dhe të shëndetshme

Deutsche Welle

Ylli i "Reality TV”, Kourtney Kardashian, po tenton të futet në botën e wellness-it me një produkt për shëndetin vaginal, por ky produkt ka ndeshur në kritika.

43-vjeçarja bën reklamë për karamelen e quajtur Lemme Purr duke ngrënë një prej tyre e rrethuar nga disa mace.

"Jepini vaginës tuaj kënaqësinë e ëmbël që meriton dhe shndërrojeni në një ëmbëlsirë aromatike edhe më të ëmbël” - thotë Kourtney në video duke pretenduar se karamelja me vitamina - i jep vaginës shije të mirë si dhe të përmirësojë shëndetin vaginal. 

Kardashian thotë se produkti përmban "ananas, vitaminë C dhe probiotikë që përmirësojnë erën e vaginës. Kurse sasia e pH i shton asaj freskinë dhe shijen".

Kritika nga ekspertët 

Ekspertët e kanë kritikuar produktin e Kourtney Kardashian. Mjekja 30-vjeçare Maddy Dann,e cila flet shpesh për shëndetin seksual në TikTok, tha se "nuk ka vagina të papastra, vaginat pastrohen vetë". Ky produkt sugjeron që çdo grua duhet të ketë të njëjtën shije, të njëjtën aromë vagine apo sekrecione – dhe kjo është thjesht jo realiste”, shtoi Maddy Dann.

Sipas ekspertëve është "normale që vaginat dhe lëngjet vaginale të mbajnë një erë të lehtë, e cila ndryshon sipas hormoneve, aktivitetit, higjienës dhe dietës". Kritika ndaj karameleve vaginale është se ato mund t'ia ndryshojnë vërtet shijen vaginës dhe të vështirësojnë ekzaminimet mjekësore.

Krejtësit normale që vaginat të mbajnë një erë të lehtë

Në faqen e Lemme Purr në Instagram pretendohet me këmbëngulje se për prodhimin e karameleve përdoren "përbërës efektivë" që janë "studiuar klinikisht".

Maddy Dann është e shqetësuar se reklama mund t'u krijojë grave idenë se diçka që është "krejtësisht normale" - si era e lehtë e vaginës - është një problem që mund ta zgjidhë vetëm ky produkt."Nëse ju ndryshon aroma e vaginës, duhet të shkoni tek mjeku i përgjithshëm ose gjinekologu – jo tek Kourtney Kardashian." - thotë mjekja Maddy Dann duke shtuar se gratë duhet të shkojnë sa më shpesh për analiza tek gjinekologu.

5 Komente

  1. E
    E verteta dhemb....

    Nuk ka karamele a cumcakize qe i ben derman p!dhit te Hanemes.....bie ere arabi

    Përgjigjjuni
    1. ?
      ????????????????????????

      vagina don farosh or majk

      Përgjigjjuni
      1. N
        Natura

        Dëmton mukoza , mos .

        Përgjigjjuni
        1. k
          karderri

          karamelja per vaginen vjen ne formen e mullirit te kafese, ndryshe eshte fallco.

          Përgjigjjuni
          1. baftiari tropoje

            ky po qe eshte nje qe duhet lexuar pa tjeter

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje