Kastro Zizo: Isha pranë vdekjes nga abuzimi me alkoolin, doja të dhunoja veten, habitem si më kanë duruar njerëzit

13 Korrik 2022, 15:51Lifestyle TEMA

Kastro Zizo: Isha pranë vdekjes nga abuzimi me alkoolin, doja të

Klevis Bega, i njohur për publikun si Kastro Zizo është një personazh i cili është përfolur shpesh edhe për jetën e tij private. 

Gjatë një intervistë të dhënë në “Ditë pas Dite”, artisti rrëfeu një nga momentet më të vështira të jetës së tij. Ai foli hapur për abuzimin me alkoolin dhe drogërat, dhe pasojat që i kanë sjellë. Kastro rrëfeu gjithashtu momentin kur ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga veset e tij.

“Jam paragjykues ndaj të gjithë pijanecëve sepse e kam kaluar dhe njerëzit habiten që kam këtë qasje timen ndaj njerëzve që pijnë alkool sepse kam pirë vetë. Dhe në fakt habitem si më kanë duruar njerëzit kur unë kam qenë. Alkooli është ndër elementet më shkatërrues të njerëzimit.


Vendosa të heq dorë kur pashë që marrëdhëniet e mia sociale me të dashurën me shokët me njerëzit që punoja, me fëmijët, ishin drejt një rrënimi pa futur fare që do të ishte ndoshta e para, rrënimi im psikologjik apo rrënimi im fizik. Gjithë ai abuzim ka kosto në trupin tim, por ishte një natë që pata një luhatje tensioni të fortë. Realisht ishte një natë që pashë.. isha pranë vdekjes. Me një tension që vetëm po rritej… Ishte një vendim i asaj nate, isha me babain në urgjencë, dmth ishin një sërë faktorësh që hoqa dorë. Për fëmijët e mi, sepse vij nga një ambient që rrethohem me dashuri”– tha Kastro Zizo.

Po ashtu ai shtoi se “shtylla” ku është mbështetur në periudhën e vështirë të largimit nga pijet alkoolike dhe drogërat ka qenë bashkëshrotja e tij Sara, e cila sipas Kastros ka ndër të tjera nerva të hekurta që arrin ta përballojë, por duke qenë mirënjohës që i ka qëndruar gjithnjë pranë.

“Pija alkool për t’i shpikur halle vetes. Doja të dhunoja veten, të tjerët, doja të dukesha keq tek të tjerë. Kalova disa muaj pendesë psikologjike, për të gjithët ata njerëz”– tha Kastro.

Lini një Përgjigje