Kërkesa e pazakontë e Adele për fansat: Konsumoni sa më shumë alkool gjatë koncerteve të mia

27 Nëntor 2022, 16:19Lifestyle TEMA

Kërkesa e pazakontë e Adele për fansat: Konsumoni sa më

Adele njoftoi fansat e saj se ka gjetur një mënyrë për t’i bërë edhe më argëtuese performancat e saj në shfaqjet e saj në Las Vegas.


Këngëtarja, 34 vjeçe thuhet se u tha fansave: ‘Shkoni dhe porosisni disa pije… sa më të dehur të jeni, aq më e mirë do dukem unë’.


Ikona britanike e këngës më në fund filloi shfaqjet e saj të shumëpritur “Weekends with Adele” në The Colosseum në Caesars Palace të premten dhe dukej e pabesueshme duke dalë në skenë me një fustan të zi të klasit për të performuar disa nga hitet e saj më të mëdha.


Vetëm disa orë përpara se të ishte planifikuar premiera në janar, ajo njoftoi se do ta shtynte shfaqjen për një kohë të pacaktuar sepse nuk ishte gati.

Adele ndjeu se shfaqjes së planifikuar i mungonte ndjenja e intimitetit që ajo dëshironte me fanst e saj, por pas shfaqjes së saj fantastike të hapjes të premten, padyshim ia vlente pritja.

 

1 Komente

  1. t
    tartarini

    Kjo eshte ne fundin e karieres dhe kerkon qe per te patur entuziazem ne arenen e saj do qe spektatoret te jene te dehur dhe pse jo dhe te bejne orgji...!!! Ky eshte promovimi nga artistet me "fame" imoralitet dhe antifamilje.....

    Lini një Përgjigje