Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të fortë në sezonin e ri të “The Kardashians”, duke zbuluar se është diagnostikuar me një aneurizëm në tru.
Sipas Sky News, 45-vjeçarja shihet duke iu nënshtruar një skanimi mjekësor, ku zbulon se ka një aneurizëm të vogël, që sipas saj mund të jetë shkaktuar nga stresi i lartë.
Aneurizmat e trurit, sipas ekspertëve, prekin rreth një në çdo 50 persona dhe shpesh kalojnë pa u vënë re, për sa kohë nuk shkaktojnë simptoma. Nëse ato rriten ose këputen, mund të çojnë në dhimbje koke të forta, probleme me ekuilibrin apo të folurin – dhe në raste të rënda, mund të jenë fatale.
Neurologia Dr. Laura Stein shpjegon se faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë trashëgiminë gjenetike, presionin e lartë të gjakut, pirjen e duhanit dhe inflamacionin. Ajo shton se një në tre raste të aneurizmave të këputura përfundojnë me fatalitet.
Në përfundim të episodit, Kim u shpreh se pavarësisht gjithçkaje, Kanye West do të mbetet pjesë e jetës së saj për shkak të katër fëmijëve që ndajnë bashkë.
Lini një Përgjigje