Kinezët krijojnë krapin pa hala, eleminohet geni përgjegjës: Synohet rritja e konsumit të tij

29 Maj 2022, 19:30Lifestyle TEMA

Kinezët krijojnë krapin pa hala, eleminohet geni përgjegjës:

Në Kinë është evidentuar dhe eleminuar geni përgjegjës për rritjen e halave të peshkut. Specia e marrë në studim është krapi, një lloj peshku që konsumohet kryesisht në ish vendet komuniste (Rusi, Poloni, Kinë apo edhe Shqipëri) që i dhanë rëndësi kultivimit të tij. Në vendet europiane ky lloj peshku nuk preferohet shumë për shkak të shijes dhe aromës së fortë të baltës.

Projekti i ekipit të ‘Heilongjiang River Fisheries Research Institute’ nën kujdesin e Akademisë Kineze për Shkencat e peshkimit ka nisur në vitin 2009 dhe 10 vite më vonë, pas analizimit të 1.600 gjeneve është gjetur geni përkatës.

Sipas studiuesve krijimi i krapit pa hala do të shërbejë për rritjen e kosumit të prodhimeve ujore. Sigurisht, fillimisht duhet pasur dëshirë par ta konsumuar këtë lloj peshku.

 

1 Komente

  1. M
    Mashkullori

    Per dijeni te lexuesit Shqiptar,peshku qe mban ere dhe,(balte),tek ne thirrej Ballgjere sepse rritej ne rezervuare me uje jo shume te paster.Krapi i Liqenit te Prespes dhe te Shkodres po t;u hiqen halat eshte nder me te shijshmit.Europianet dhe Amerikanet e Kanadezet,pertojne te heqin halat dhe nuk shijojne nje krap sic e ka krijuar natyra....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje