
Ish-banorja e Big Brother VIP dhe njëkohësisht mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, Beniada Nishani ka shprehur ngushëllimet për humbjen e xhaxhait të saj.
Në një postim në rrjetet sociale ka ngushëlluar dhe vajzën e ish-Presidentit, Fiona.
‘Askush nuk vdes në tokë për sa kohë jeton në zemrën e atyre që mbeten. Fiona Nishani, zemra ime është me ty,’- shkruan Beniada Nishani.
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ndërroi jetë të shtunën në Gjermani, ku po trajtohej për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Ish presidenti Nishani vuante prej kohësh nga një sëmundje auto-imune dhe gjendja e tij u rëndua nga pasojat e COVID-19.
Bujar Nishani shërbeu si president i Shqipërisë nga viti 2012 deri në vitin 2017.
I lindur në Durrës më 29 shtator të vitit 1966, ai mbaroi studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbeu” në Tiranë, në vitin 1988.
Në vitin 1996 përfundoi studimet pasuniversitare në Kaliforni, ndërsa në vitin 2004, përfundoi studimet për Jurisprudencë në Universitetin e Tiranës. Një vit më pas mori titullin “Master”, në Studimet Evropiane në këtë universitet.
Po lali po. Nuk vdes sa te jete ne zemrat tuaja. Vdiq me tamam. E do japi llogari para Zotit per jeten qe ka bere.
Po si nuk keni turp per kurikuluin qe beni!Perse nuk keni vene qe eshte specializuar si pompist ne karburant ? Sa per Beniaden e pikelluar jam i mendimit qe kush kerkon ta ngushelloje te kete me vehte "capote" te zi!
Shume tituj dhe universitete kane bere keta brenda 3-4 vjeteve si Bujar Leska qe mbaroi tre universitete per 6 muaj! Te shkretet ne ç'hoqem, e beme universitetin 5 vjet dhe s'morem dot asnje titull tjeter veç diplomes pavaresisht asaj pune kolosale qe beme.