Diçka po ndryshon në lidhjen më të komentuar të botës së Hollywood-it! Modelja Hailey Bieber është parë disa herë në New York pa unazën e martesës, duke ndezur spekulimet dhe pyetjet: A po i jep fund martesës me Justin Bieber? Sjelljet e saj të fundit dhe mungesa e unazës në publik kanë bërë që të gjithë të pyesin se çfarë po ndodh në marrëdhënien e çiftit.
E veshur me një pallto ngjyrë bezhë dhe syze dielli, ajo dukej e stresuar teksa zbriti nga makina e saj për të hyrë në lokal. Gjatë daljes nga makina, ajo mbajti dorën e majtë ngritur gjatë gjithë kohës që po fotografohej, duke i dhënë kamerave një pamje të plotë të dorës pa unazë.
Duket se ky veprim, ku ajo dukshëm hoqi unazën e martesës, nuk ishte rast i vetëm, pasi Hailey e përsëriti të njëjtën gjë në një dalje tjetër.
Thashethemet për ndarjen e çiftit të famshëm u përhapën gjatë këtij viti, pas sjelljeve shqetësuese të Justin në publik. Në fillim të kësaj jave, Justin publikoi mesazhe enigmatike. Në një postim shqetësues, këngëtari i “Sorry” ndau një selfie të paqartë bardh e zi, ku dukej i mërzitur.
“I lodhur nga marrëdhëniet tranzaksionale. Nëse duhet të bëj diçka për të qenë i dashur, atëherë nuk është dashuri”, shkroi Justin Bieber.
Lini një Përgjigje