Fëmijët e Sean “Diddy” Combs morën fjalën përpara gjykatësit për të thënë diçka në favor të babait të tyre. Djali 34-vjeçar, Quincy Brown foli i pari.
“Ne do ta duam atë pa kushte përmes betejave të tij. Por para jush dhe para nesh, ai është një njeri ndryshe. Babai ynë ka marrë një mësim të madh. Javë pas jave, ne e kemi parë të përparojë, diçka që s’e kemi parë në 15 vite. Ai ka ndryshuar plotësisht. Babai ynë nuk do të bëjë kurrë diçka për të kërcënuar lirinë e tij dhe ne si fëmijët e tij duam t’ju falënderojmë. Ne vetëm duam të shërohemi bashkë”, tha ai.

Justin Combs e quajti të atin “superheroin tim”.
“Ju kërkoj t’i jepni tim ati një mundësi të dytë, një mundësi të dytë për jetën, një mundësi të dytë për gabimet e tij, një mundësi të dytë që të jetë burri që ai është vërtet”, tha 31-vjeçari.
Justin tha se flet me të atin disa herë çdo ditë. Ai shtoi se tashmë nuk është më i droguar dhe ka rigjetur qëllimin e tij.

“Mund të them sinqerisht se ka ndryshuar për mirë. I nderuar, besoj se babai im ka shumë për t’i dhënë botës dhe më e rëndësishmja, shumë për t’u dhënë fëmijëve të tij.”
Djali tjetër, Christian, foli gjithashtu para gjykatës. “Gjithë jetën time e kam studiuar tim atë nga koka te këmbët. Për mua, im atë është njeriu më i mrekullueshëm në botë. Gjithë jetën time ai më ka mësuar t’i trajtoj gratë me respekt. E kam parë ta trajtojë nënën time me respekt dhe si mbretëreshë”, tha ai i përlotur.

27-vjeçari shtoi se ka udhëtuar çdo javë për ta takuar të atin vetëm dy orë, gjatë të cilave ka parë një ndryshim tek ai. “Ai është më i duruar, më i qetë, më i besueshëm, më mirëkuptues dhe një njeri më i mirë.”
Jessie Combs, një prej vajzave të Diddy dhe Kim Porter, e cila vdiq në vitin 2018, shpërtheu në lot në sallë.
“Ne e dimë që ai s’është i përsosur, ka bërë shumë gabime dhe ne s’jemi këtu për të falur ndonjë prej gabimeve. Por, i nderuar, ai është ende babai ynë dhe ne kemi ende nevojë për praninë e tij në jetën tonë. Kur nëna ime vdiq, unë isha një vajzë e vogël që po përpiqej të kuptonte një humbje shumë të madhe për t’u shprehur me fjalë. Mbaj mend babain tonë që na uli atë ditë, na mbajti pranë, edhe pse zemra e tij po thërrmohej dhe na premtoi se do të ishte gjithnjë aty për të na mbrojtur dhe do të ishte gjithnjë përkrah nesh. Ishte ajo që më ndihmoi t’u mbijetoja netëve më të vështira, ditëlindjeve dhe arritjeve të rëndësishme që duhet të kalonim pa të”, tha 18-vjeçarja.
Chance Combs, 19 vjeçe, vijoi linjën e vëllezërve e motrave duke shtuar: “Ne jemi thjesht bija që kemi nevojë për babanë tonë.” Ajo tha se ka vënë re ndryshimin tek ai, sidomos në mënyrën si kujdeset për vajzën 2-vjeçare, Love.
“Ta shohësh atë duke u kujdesur për të, edhe nga larg, ka qenë shumë shëruese. Mund të shoh fragmente të babait që ai ishte kur ne ishim fëmijë. Por më thyen edhe zemrën sepse motra ime meriton shumë më tepër se kaq.”

D’Lila Combs, gjithashtu 18 vjeçe, tha:
“Ne jemi të frikësuar, të frikësuyar nga mendimi se nuk do të kemi babanë dhe nënën në jetët tona. Ne kemi frikë për motrën tonë 2-vjeçare që vrapon drejt nesh çdo antë duke pyetur ku është babi. Ne nuk mund ta shohim motrën tonë të vogël të rritet pa baba si ne.”
Ajo u shpreh se familja ka humbur shumë dhe “çdo ditë që ai qëndron në burg, humbasim më shumë e shumë”, ndërsa iu lut gjykatësit për një mundësi që familja të ribashkohej.
Pas përfundimit të deklaratave të fëmijëve, gjykatësi Arun Subramanian i falënderoi dhe u tha se do ta ndihmonin në vendimin e tij.
Thjesht te peshtirosur si i jati. Denim maksimal per kete njeri te shthurur.
SA VAJZA TE REJA,GRA E DJEM TE RINJ KA PERDHUNU KY VEMJE !?.PTUUUUU JU SHKERDHEFSHA ROBT,THONI QE DHE NUK ESHTE I PERSOSUR !!!.DHE JU E KENI DITUR SE CFAR BOTE KY “baba”JUJ KRIMINEL,E SKENI FOL.DUHENI DENU DHE JU,PA PIK MESHIRE.DENIM PER JETE ATIJ,E JUVE TJU MERRET CDO PASURI,E DENIM ME BURG.
4 vjet sikur e denuan!! u tallen me njerzit qe ka marre ne qafe..
Pune arxhish
Ta bejme ameriken e madhe perseri me zezake qe mbase dhjetra perdhunimeshe denohet 4 vjete. Mbase dhe gjykatesi do te jete ndonje meketare I ndonje grupi tjeter qe u preke kaq shume.
Kane frike se Diddy nxjerr emra te rendesishem prandaj dhe e denuan me 4 vjet plerat