Mekaniku realizon ëndrrën, bëhet mjek në moshën 51 vjeçare

20 Shtator 2022, 11:54Lifestyle TEMA

Mekaniku realizon ëndrrën, bëhet mjek në moshën 51

Një mekanik në Cleveland, ka bërë realitet ëndrrën e tij të fëmijërisë për t'u bërë mjek, gati 32 vjet pasi hapi dyqanin e tij të makinave.

Carl Allamby, 51 vjeç, filloi punë si mjek në spitalin Hillcrest të Cleveland Clinic në Mayfield Heights, Ohio , 16 vjet pasi vendosi se donte të kthehej në shkollë shkuan Dailymail.

Ai u regjistrua në Kolegjin Ursuline në Pepper Pike, Ohio, në vitin 2016 në moshën 34 vjeç për të marrë një diplomë biznesi, pasi kishte qenë pronar i një biznesi të vogël për 15 vjet.

Pas marrjes së një lënde hyrëse në biologji, Allamby-t iu kujtuan 'ambiciet e fëmijërisë' për t'u bërë mjek. Më pas ai u regjistrua në degën e mjekësisë në Kolegjin e Komunitetit Cuyahoga të Cleveland-it në 2010.

"Pas vendimit tim për të ndjekur mjekësinë, fillova të punoja vullnetarisht në një spital në zonën e Cleveland. Çdo ekspozim që kisha në mjekësi e forcoi më tej zgjedhjen time për të ndjekur një karrierë mjekësore,” tha Allamby.

Ai u diplomua në shkollën e mjekësisë në moshën 47-vjeçare dhe filloi të punonte në spitalin ‘Cleveland Clinic Akron’në 2019, shkruan Dailymail.

Lini një Përgjigje