Ministri i Jashtëm turk: Sulmet e Izraelit do ta çojnë rajonin në shkatërrim total! Fuqitë botërore, të ndërhyjnë

21 Qershor 2025, 15:22Bota TEMA
Ministri i Jashtëm turk: Sulmet e Izraelit do ta çojnë rajonin

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan u tha homologëve të tij myslimanë se Izraeli do ta çonte rajonin në “shkatërrim total” me sulmet e tij ndaj Iranit, duke shtuar se fuqitë botërore duhet të parandalojnë që lufta të përshkallëzohet në një konflikt më të gjerë.

Duke folur në konferencën e ministrave të jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Stamboll, Fidan u bëri thirrje vendeve myslimane të mbështesin Iranin kundër Izraelit, duke thënë se rajoni ka një “problem me Izraelin” pas sulmeve të tij në Gaza, Liban, Siri, Jemen dhe Iran.

Fjalët e ministrit të Jashtëm turk vijnë pas më shumë se 1 javë luftime mes Izraelit, me viktima nga të dyja palët.

Kujtojmë se dje ministri i Jashtëm iranian, Abbas Argahchi u taku me homologët e tij europianë për të diskutuar se mund të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit.

 

2 Komente

  1. M
    Mosadi

    Turqia e Ka problemino me Kurdet.ka frike se lind nje shtet Kurd ne Irani.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kurdista

      E kemi problemino me Kurdet

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje